U organizua në Shkodër programi “Çanakalaja nga pavarësia drejt së ardhmes”

Yazıcı-dostu sürüm
Me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve të 18 Marsit, 106 vjetorit të Fitores së Çanakalasë dhe 100 vjetorit të Marshit të Pavarësisë, Instituti Yunus Emre Shkodër, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, organizoi programin me temë “Çanakalaja nga pavarësia drejt së ardhmes”.
 
Në kuadër të programit të realizuar me pjesëmarrje të përfaqësuesëve të qeverisjes vendore dhe organizatave, në mbështetje të masave anti Covid-19, u vendosën kurora me lule në memorialin e Hasan Riza Pashës në Shkodër. Pas qëndrimit në heshtje në shenjë nderimi, këndimit të himnit kombëtar turk dhe himnit kombëtar shqiptar, programi vijoi me hapjen e ekspozitës në sallën e ekspozitave të Institutit Yunus Emre Shkodër, të përgatitur falë bashkëpunimit të Kryesisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë dhe Kryesisë së Zonës Historike Galipoli dhe Luftrave të Çanakalasë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Diğer Etkinlikler

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Yunus Emre Shkodër organizoi ekspozitën e...

30 vepra shumë të vyera, përgatitur nga artisti i kaligrafisë Dr. Mehmet Vanlıoğlu, artistja e tez'hipit Ayşe Vanlıoğlu...

"700 vjetori i vdekjes së Yunus Emre" është përfshirë nga UNESCO në “Përvjetoret e Përkujtimore dhe Festive të UNESCO...