U hap në Shkodër Ekspozita e Kartolinave Historike "Shqipëria Një Herë e Një Kohë"

Yazıcı-dostu sürüm

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Yunus Emre Shkodër organizoi ekspozitën e kartolinave historike "Shqipëria Një Herë e Një Kohë"

Në ekspozitën e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër,  krahas Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet YÖRÜK, koleksionistit z. Mehmet DİKTAŞ, Prefektes së Qarkut Shkodër znj. Majlinda ANGONI, N/Kryetarit të Bashkisë Shkodër z. Ardit QYLYBYLI, Myftiut të Qarkut Shkodër z. Muhamed SYTARI, morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare e turke dhe shumë qytetarë shkodranë.

Në ekspozitën që ka për qëllim t'i mundësojë publikut një rrugëtim historik, iu caktua hapësirë 224 kartolinave dhe 4 pullave të viteve 1900; të përzgjedhura nga koleksioni i z. Mehmet DİKTAŞ.

Në ekspozitën me kartolina që përmbajnë mjaft informacion mbi jetën e asokohe dhe zgjojnë kujtime të nënshtruara harresës; kompozime shqiptare dhe turke të performuara nga virtuozi i violinës z. Anton KAFTALLI dhe kitaristi z. Ares FANI, krijuan një atmosferë magjepsëse.

Ekspozita, u hap me dhurimin  e pllakatës së mirënjohjes nga Prefektja e Qarkut Shkodër për koleksionistin z. Mehmet DİKTAŞ dhe përfundoi me gosti e biseda që ngjallën nostalgji.

Ekspozita mund të vizitohet deri më datë 31 Mars 2022 në Galerinë e Arteve Shkodër.

Diğer Etkinlikler

30 vepra shumë të vyera, përgatitur nga artisti i kaligrafisë Dr. Mehmet Vanlıoğlu, artistja e tez'hipit Ayşe Vanlıoğlu...

"700 vjetori i vdekjes së Yunus Emre" është përfshirë nga UNESCO në “Përvjetoret e Përkujtimore dhe Festive të UNESCO...

Me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve të 18 Marsit, 106 vjetorit të Fitores së Çanakalasë dhe 100 vjetorit të...