"Këmishat me Lutje" Në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

30 vepra shumë të vyera, përgatitur nga artisti i kaligrafisë Dr. Mehmet Vanlıoğlu, artistja e tez'hipit Ayşe Vanlıoğlu dhe një ekip prej 13 individësh, u takuan me artdashësit në hapjen e ekspozitës "Këmishat me Lutje", të organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër.

Në fjalën e hapjes Koordinatori i Institutit z. Zafer Kıyıcı, teksa shprehu kënaqësinë e takimit të këmishave  me lutje me artdashësist shkodranë, pas shëtitjes së ekspozitës në Tokio dhe Koln; falenderoi artisten e kaligrafisë Ayşe Vanlıoğlu dhe kaligrafin Mehmet Vanlıoğlu që sollën një festë të artit pamorë në veprat e të cilit gjenden së bashku shumë degë të arteve zbukuruese turke.

Në fjalën e tij, përgjegjësi për arsimin pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë z. Metin Bulut tha: “Arti është një ndër faktorët kryesorë për përcjelljen e historisë kulturore dhe traditës në të sotmen dhe të ardhmen. Hapja e kësaj ekspozite në Shkodër është një element tregues që fakton marrëdhëniet Turqi-Shqipëri edhe në fushën e kulturës.”

Krahas informacionit të përgjithshëm mbi klasifikimin e veprave, degët e arteve të aplikuara në to, teknikat e përdorura dhe punën e dedikuar që përcolli në fjalën e tij një nga arkitektët e projektit “Këmishat me Lutje” kaligrafi Dr. Mehmet Vanlıoğlu; përfundoi duke thënë: “Dëshiruam të tërheqim vëmendjen mbi ndjenjat, sjelljet dhe strukturën shpirtërore të sulltanëve, komandantëve dhe trimave osmanë të një flete historike shtatë shekullore, të cilët i rregullonin veprat dhe sjelljet e tyre duke e ndjerë në këmishat që mbanin mbi trupa madhështinë dhe fuqinë e Zotit si një manifestim i versetit Kur’anor: “Unë jam më afër jush se damari juaj i qafës”.”

Hapja e ekspozitës “Këmishat me Lutje” u realizua me pjesëmarrje të Përgjegjësit për arsimin pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë z. Metin Bulut, Zv. Prefektes së Qarkut Shkodër znj. Felek Kasemi, Kryetares së Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, Drejtorit të Galerisë së Arteve Shkodër z. Fatmir Juka, Përgjegjësit të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” z. Erard Çurçija, pedagogëve, artistëve dhe studentëve.

Gjatë vizitës së ekspozitës që mblodhi shumë vëmendje dhe pëlqime; z. Anton Kaftalli përmes performancës me violinën e tij krijoi një atmosferë magjepsëse me kompozimet e sulltanëve osmanë.

Pas ceremonisë së dhurimit të pllakatave falenderuese për artistët, dhurimit të këmishave me lutje në miniaturë për pjesëmarrësit zyrtarë, ekspozita përfundoi me gosti.

 

Diğer Etkinlikler

Në kuadër të javës së kulturës turke në Shqipëri u organizua për fëmijë atelieja e teatrit me hije “Hacivat-Karagöz...

U nënshkrua protokoll bashkëpunimi mes Spitalit të Miqësisë Turqi-Shqipëri dhe (YEE) Institutit Yunus Emre Shkodër....

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Yunus Emre Shkodër organizoi ekspozitën e...

"700 vjetori i vdekjes së Yunus Emre" është përfshirë nga UNESCO në “Përvjetoret e Përkujtimore dhe Festive të UNESCO...