Interes i madh për pijet turke në Shkodër

01/08/2018

Në Institutin Yunus Emre Shkodër u organizua aktiviteti “Pijet turke si burim shërimi”. Në aktivitetitn e zhvilluar nëndërtesën e Institutit, më datë 31 korrik 2018 shkodranëve iu mundësua të njohin nga afër pijet tradicionale të cilat zënë njëvend të veçantë në kulinarinë turke.

Miqtë patën mundësinë të shijojnë dhe të njihen me vendin që zënë në kulturën turke pijet e ftohta me aromat e tyre përkatëse si mushti, dhalla, boza, limonata, shurupe tëpërgatitura me fruta dhe erëza të ndryshme si shurupi i hurmës indiane, shurupi uthull-mjaltë dhe krahas tyre çajrat e bimëve të ndryshme si çaji i zi, çaji i blirit, nenexhikut, pijet e ngrohta si kafeja, salepi. Në aktivitetin ku pati një interes mjaft tëdendur u dha informacion mbi vlerat ushqyese të pijeve si burim shërimi dhe për dobitë që ata sjellin tek shëndeti.

“Një shije e mrekullueshme”

Në aktivitetin e zhvilluar, kursanti i gjuhës turke të nivelit A1.2 në Institutin Yunus Emre Shkodër Klaudisian Muja u shpreh se ishte hera e parë në jetën e tij që pi shurup turk duke thënë: “U mrekullova nga shija e shurupeve turke. Zbulova njëshije të mrekullueshme. Edhe nëse nuk di ti shqiptoj siç duhet emërtimet e tyre mund të them se kanë një shije të shkëlqyer.”

Drejtori i Muzet të Shkodrës Fatmir Juka, theksoi vlerën që i shtojnë të tilla aktivitete qytetit të Shkodrës duke u shprehur se shija më mbresëlënëse ndër shurupet që ka shijuar ishte ai me uthull dhe mjaltë. 

Në programin me pjesëmarrje të dendur të popullit shkodran edhe media lokale shfaqi mjaft interes.