U prezantua në Shkodër festivali më i madh botëror i aviacionit, kozmikës dhe teknologjisë; TEKNOFEST 2020

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Akademik dhe Shkencor të Turqisë, të drejtuar nga Instituti Yunus Emre nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë, më datë 21 shkurt 2020 u realizua në Shkodër promovimi i  festivalit më të madh botëror të aviacionit, kozmikës dhe teknologjisë “TEKNOFEST 2020”, të organizuar nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë së Turqisë (Fondacioni T3).

Në programin e realizuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, morën pjesë kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, përgjegjësi për çështjet e arsimit pranë ambasadës së Republikës së Turqisë z. Atakan Doğan, përfaqësuesi i çështjeve ushtarake pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë kolonel Semih Atalay, anëtari i bordit drejtues dhe drejtori i Fondacionit T3 z. Ömer Kökçam, drejtorë të shkollave të Fondacionit Maarif, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve dhe organizatave, akademikë, drejtues të shkollave, mësues, nxënës, përfaqësues të medias, të apasionuar pas teknologjisë dhe qytetarë të Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij ku dha informacion të detajuar mbi TEKNOFEST 2020, anëtari i bordit drejtues dhe drejtori i Fondacionit T3 z. Ömer Kökçam u shpreh duke thënë: “E ardhmja e Turqisë ndrin në konkurset e teknologjisë TEKNOFEST. Vazhdojnë aplikimet për konkurset teknologjike që realizohen në kuadër të TEKNOFEST;  festivalit më të madh botëror të aviacionit, kozmikës dhe teknologjisë. Në TEKNOFEST, i cili që dy vite thyen rekordet e vizitorëve dhe krijon ndërgjegjësim të çdo shtrese të komunitetit në lidhje me teknologjinë dhe shkencën; organizohen konkurse teknologjike në 23 kategori të ndryshme. Ndërsa skuadrat fituese i pret një çmim në vlerë mbi 3 milion lira turke. Këtë vit TEKNOFEST, zhvillohet në datat 22-27 shtator 2020 në një ndër qytetet simbol të luftës kombëtare; Gaziantep.”

Promovimi i TEKNOFEST 2020, festivalit më të madh botëror të aviacionit, kozmikës dhe teknologjisë, i cili u ndoq me mjaft interes nga një pjesëmarrje afërsisht prej 1600 personave, u pëlqye shumë.