Njihuni me Kulturën Turke

Njihuni me Kulturën Turke

Yazıcı-dostu sürüm

Në një kohë të shkurtër Instituti Junus Emre ka arritur të zhvillojë një numër të madh aktivitetesh, në të njëjtën kohë ka tërhequr vëmendje me shumëllojshmërinë e tyre. Prioritet i punës së Institutit ka qenë njohja e drejtë dhe me përfaqësuesit e duhur e Turqisë, një vend me burime kulturore shumë të pasura. Aktivitetet tona janë planifikuar në mënyrë të tillë për të njohur trashëgiminë e pasur dhe të përzgjedhur kulturore të Turqisë jashtë vendit.

Turqia në botë njihet më së shumti me historinë e saj. Duke marrë frymëzimin na historia jonë dhe duke dashur të promovojmë këtë trashëgimi të pasur, ne i kushtojmë rëndësi edhe artit modern dhe zhvillimeve bashkëkohore kulturore. Duke integruar traditën e lashtë të kodeve tona kulturore me artet bashkëkohore rrekemi të ofrojmë një perspektivë kulturore të shumëllojshme.

Ashtu siç shprehet Ahmet Hamdi Tanpënar, një ndër shkrimtarët e pavdekshëm të letërsisë turke, duhet të ripërtërihemi vazhdimisht duke ndryshuar.  Çdo gjë që gjallon lipset të ndryshojë, madje është e detyruar të ripërtërihet. Megjithatë, ky ndryshim mund të sigurojë vazhdimësi në drejtimin e saj. Ahmet Hamdi Tanpënari e shtjellon këtë me togfjalëshin "të ndryshosh duke vazhduar, të vazhdosh duke ndryshuar". Për të mos e cënuar vazhdimësinë kulturore dhe zhvillimin në një përbërje të re lipset që tradita të bashkëveprojë me modernizmin.

Ashtu sikundër e ka shprehur Tanpënari, Instituti Junus Emre ndryshon duke vazhduar, vazhdon duke ndryshuar. Me frymëzimin që buron nga tradita jonë ne përpiqemi të arrijmë të njeriu modern dhe t'i shpjegojmë atij ç'të mundemi nga trashëgimia kulturore e këtyre trojeve, e cila zhvillohet dhe ndryshon vazhdimisht.

Përpiqemi ta njohim veten dhe shpjegojmë atë në një sintezë të re duke sjellë bashkë Deden me Ëagnerin, Junusin me Verlainen, Bakin me Goethen. Ne nuk shpejgojmë vetëm ngjyrat e atlasit tonë kulturor, porse në të njëjtën kohë kuptojmë duke mësuar edhe pasuritë kulturore të popujve të tjerë, në mënyrë që të njihemi më nga afër me njëri-tjetrin dhe të zhvillojmë mundësi të reja.

Parë nga ky aspekt edhe kultura dhe vlerat kulturore të një vendi që mirëpret një institucion të huaj kulturor kanë një rëndësi të madhe për ne. Në mënyrë që mes vendit mikpritës dhe vendit mik të krijohet një miqësi e mirë ne jemi duke bërë përpjekje të përbashkëta që të mundësojmë ndërveprimin kulturor midis të dyja palëve. Qëllimi ynë nuk është vetëm promovimi i vendit nga vijmë, por edhe njohja e vendit që na bujt.

Instituti ynë kryen aktivitet dhe kërkon të njohë dhe promovojë jo vetëm personalitetet kulturore që janë formuar në Turqi, ose që kanë pasur lidhje me Turqinë në të shkuarën ose ditët tona, por edhe mendimtarët dhe shkencëtarët.  Në çdo aktivitet që zhvillojmë i kushtojmë rëndësi të madhe bashkëpunimit kulturor dhe aktiviteteve të përbashkëta. Besojmë me sinqeritet se aktivitetet e përbashkëta janë platforma më e shpejtë dhe efikase e shkëmbimit dhe ndërveprimit kulturor.

Në një botë që po ndryshon qëllimi ynë është promovimi në arenën ndërkombëtare i trashëgimisë kulturore dhe shkencore të vendit tonë dhe percjellja e përvojës së popujve të tjera në trojet tona. Mendojmë se shkëmbimi kulturor dhe shkencor është i dobishëm dhe i vlefshëm në çdo aspekt. Me këtë synim do të vazhdojmë të sjellim bashkë Deden me Ëagnerin, Junusin me Verlainen, Bakin me Goethen.