Filmi "Rafadan Tayfa Dehliz Macerası" u prit me shumë interes

Yazıcı-dostu sürüm

Qytetarët shkodranë shfaqën mjaft interes ndaj shfaqjes së filmit “Rafadan Tayfa Dehliz Macerası” në Kinema “Millennium” Shkodër, e cila u realizua në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Shqipëri.

I shumëpritur gjatë gjithë javës me kuriozitet dhe padurim, filmi së bashku me fëmijët mbërtheu përpara perdes së bardhë edhe prindrit. Skenat plot aventura u bënë shkas i një pasditeje të këndshme për fëmijët.

Filmi u pëlqye shumë nga fëmijët dhe familjarët e tyre.