5 Dhjetor Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke

Yazıcı-dostu sürüm

Shkodranët u gostitën me kafe turke, me rastin e “5 Dhjetor Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke”

Aktiviteti ku u promovua kafeja turke, e cila zë vend në listën e UNESCO si “Trashëgimi Kulturore  jo materiale e Njerëzimit” i mblodhi bashkë të apasionuarit e kafesë.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër morën pjesë Prefektja e Qarkut Shkodër znj. Majlinda Angoni, Zv. Kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Emilia Koliqi, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër znj. Brisela Truma Kadia, Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër znj. Besara Podgorica, akademikë, artistë, studentë dhe shumë qytetarë të Shkodrës.

Në aktivitetin e realizuar në një nga rrugët më të frekuentuara siç është Pedonalja, u shkëmbyen biseda të këndshme mbi “Kafeja turke e ka hatrin 40 vjet”.

Në aktivitetin e kafesë turke ku u promovuan teknikat e posaçme të pjekjes dhe traditës së saj, nuk mungoi vëmendja dhe interesimi i përfaqësuesëve të medias.