U organizua në Shkodër paneli “Jetë e Shëndetshme”

Yazıcı-dostu sürüm
I pari nga seria e paneleve me temë “Jetë e Shëndetshme” u realizua me mjekët turq, pjesë e stafit të Spitalit Memorial “Miqësia Turqi-Shqipëri”; hapja zyrtare e të cilit u realizua më datë 21 prill 2021pas ndërtimit në një kohëzgjatje më pak se 3 mujore dhe kompletimit të tij me pajisjet më moderne mjeksësore nga ana e Republikës së Turqisë.
 
Në Panelin “Jetë e Shëndetshme -1” të organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër më datë 3 shkurt 2022, morën pjesë si kumtues kardiologu Doç. Dr. Gökhan Çiçek, kirurgu i përgjithshëm Dr. Metin Mercan dhe urologu Dr. Ahmet Serdar Teoman.
 
Pas informacionit mbi efektet që ka ushqyerja me produkte natyrale në jetën e shëndetshme, sëmundjeve që hasim shpesh dhe si duhet reaguar në të atilla raste, si dhe ndërhyrjet urgjente që ne i kemi të mësuar gabim, ekspertët e fushës iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga dëgjuesit.
 
Mjekët gjithashtu dhanë informacione për mënyrat se si ndikohen nga Coronavirus sëmundjet e fushave përkatëse dhe lidhjet e tyre me virusin, informuan për masat paraprake dhe situatat që duhen marrë parasysh.
Aktiviteti, i cili ngjalli shumë interes tek shkodranët, u mbyll me gosti.

Diğer Etkinlikler

U realizua paneli i dytë nga seria e paneleve me temë “Jetë e Shëndetshme”, të organizuar nga Instituti Yunus Emre...