Qytetarët e Shkodrës u Takuan në Mëngjesin Turk

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 15 shtator 2019 u organizua nga Instituti Yunus Emre Shkodër aktiviteti me temë “Kultura e Mëngjesit Turk”.

Në aktivitetin e organizuar në oborrin e Institutit, morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve, të medias, nxënës dhe shkodranë.

Mëngjesi turk, si një vakt që veçanërisht të dielave merr përmasa të një aktiviteti ku mblidhet e gjithë familja; mundësoi takimin e qytetarëve të Shkodrës në oborrin e Institutit Yunus Emre Shkodër.

Në tryezat e aktivitetit ku u pasqyrua rëndësia në kulturën turke, përmbajtja dhe promovimi i vaktit të mëngjesit me një histori të pasur dhe të lashtë, krahas: çajit turk, simiteve, pogaçeve, “murtuga” e krahinës së Vanit, petullave të krahinës së Izmirit, “akıtma” e krahinës së Elazığ, “kuymak” e krahinës së Detit të Zi dhe sallatës me qiqrra të krahinës së Anadollit nuk mungonin shije mjaft të këndshme elementë përbërës të kuzhinës turke që pasqyrojnë kulturën e mëngjesit turk.

Meqënëse vakti i mëngjesit në turqisht "kahvaltı" buron nga togfjala "kahve-altı" dhe ka kuptimin "më pas kafe" aktiviteti “Kultura e Mëngjesit Turk” vijoi me gostitjen e kafesë turke.

Mëngjesi turk,  i përgatitur dhe prezantuar sipas metodës turke me përmbajtje të të gjithë elementëve të kulturës së mëngjesit turk, u pëlqye shumë nga të ftuarit.

Nga pjesëmarrësit qytetari shkodran Hajrullah Jakupi u shpreh duke thënë: “Turqit dhe shqiptarët janë vëllezër. Sot na mundësuat të përjetonim çaste shumë të bukura si vëllezër”. Ndërsa drejtorja e Jetimores Shkodër Valbona Tula tha: “Gostitja juaj e mëngjesit na nderoi ne dhe banorët e jetimores sonë”