Turqia; E ftuar Nderi në Festivalin e Këngës

Yazıcı-dostu sürüm

Këtë vit, në Festivalin e 57-të të Këngës për Fëmijë, Turqia mori pjesë si e ftuar nderi.

Në festivalin e organizuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Klubi Artistiko Sportiv “Edirne Şehit Üsteğmen Efkan Yıldırım”, i ftuar nga Bashkia Shkodër si i ftuar nderi nga Turqia, realizoi pjesëmarrje me nxënësit e tij anëtarë falë bashkëpunimit të Prefekturës së Edirnesë së Republikës së Turqisë dhe Institutit Yunus Emre Shkodër.

Në festivalin e realizuar në datat 12-14 Qershor 2019 në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, vallet “Aşuk ile Maşuk”, “Kampana”, “Kız Karşılaması”, “Kazibe”, “Mendil”, “Edirne’nin Ardında Bağlar” dhe vallet tradicionale të Edirnesë mblodhën vëmendjen dhe pëlqimin e publikut.