Filmi "Delibal" u shfaq në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Filmi “Delibal”, një ndër filmat e suksesshëm të periudhës së fundit të kinematografisë turke u shfaq më datë 3 mars 2017 në Kinema “Millennium” Shkodër me mbështetje të produksionit “Ay Yapım”.

Instituti Yunus Emre i cili shpeshherë takon shkodranët me përzgjedhje të mira të filmave turq duke krijuar kështu një prezantim dinjitoz të kinematografisë turke në Shqipëri këtë herë realizoi shfajen e filmit “Delibal”, i shfaqur për të parën herë në vitin 2015 me regjizurë të Ali Bilgin dhe produksion të Kerem Çağatay.

Filmi me aktorë kryesorë Çağatay Ulusoy dhe Leyla Lydia Tuğutlu u pëlqye shumë nga shikuesit.

Instituti Yunus Emre me rastin e festivalit të filmit turk në Shkodër dhe në periudha të ndryshme ka realizuar shfaqjen e filmave të rëndësishëm të kinematografisë turke si: “Histori e gjatë”, “Çanakkale: Fundi i Rrugës”, “Dashurisë i pëlqejnë rastësitë” dhe “Babai dhe im bir”. Kjo veprimtari e kthyer tashmë në një traditë të Institutit Yunus Emre do të vijojë duke mundësuar shfaqje të filmave të ndryshëm për kënaqësinë e popullit shkodran.