Ekspozita Göbeklitepe në Shkodër!

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 21 shkurt 2020, u organizua nga Instituti Yunus Emre Shkodër ekspozita e fotografisë arkeologjike me temë "Göbeklitepe: Njeriu dhe Jeta"

Në ekspozitën e hapur në Grand Hotel Europa, morën pjesë kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër znj. Brisela Kadia, zv. Myftiu i Qarkut Shkodër z. Arben Halluni, drejtori i bibliotekës "Marin Barleti" z. Maxhid Cungu, drejtorja e gjimnazit "28 Nëntori" znj. Albana Bushati, drejtori i Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" z. Kujtim Dervishi, anëtari i bordit drejtues dhe drejtori i Fondacionit T3 z. Ömer Kökçam, koordinatori i Fondacionit T3 z. Muhammet Saymaz, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve dhe organizatave, akademikë, drejtues të shkollave, mësues, nxënës, përfaqësues të medias, të apasionuar pas historisë dhe qytetarë të Shkodrës.

Në fjalën e hapjes drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër z. Kıyıcı dha informacion mbi historinë e Göbeklitepe.

Të ftuarit vizituan ekspozitën duke u informuar mbi imazhet, nën shoqërinë e muzikës turke. Ekspozita e përbërë nga 22 imazheu pëlqye shumë .

Pamjet e ekspozitës do vazhdojnë të jenë të ekspozuara për vizitorët deri më datë 6 mars 2020 në sallën e ekspozitave të Institutit Yunus Emre Shkodër.