Ashurja: Shija e Gostitjes

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 09 shtator 2019 u realizua aktiviteti “Ashurja: Shija e Gostitjes”, organizuar nga  Instituti Yunus Emre Shkodër. Gjatë aktivitetit u realizua gostitja me ashure; simbolin e ndarjes me të tjerët dhe begatisë. 

Në aktivitetin që u zhvillua në një nga rrugët më të frekuentuara të Shkodrës; Rruga Pedonale, krahas qytetarëve shkodranë morën pjesë edhe turistë të qytetit. 

Krahas gostitjes me ashure stenda e promovimit të kurseve të turqishtes dhe materialet arsimore tërhoqën vëmendjen e çdo moshe. 

Secili që mori pjesë në aktivitetin, i cili nxjerr në pah rëndësinë që Turqia i kushton unitetit, bashkimit dhe ndarjes me tjetrin përcolli falenderime dhe kënaqësi.