Zëvendës Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë dhe Delegacioni Shoqërues Vizituan IYE Shkodër [1]
06.04.2018
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë; Ahmet Baha Öğütken dhe delegacioni shoqërues ditën e mërkurë, më datë 4 prill vizituan Institutin Yunus Emre (IYE) Shkodër.
Zëvendës Ministri Öğütken shprehu kënaqësinë që ndjeu tek informohej lidhur me aktivitetet dhe veprimtaritë e organizuara nga Instituti dhe gjatë vizitës zhvilloi bashkëbisedim në turqisht me kursantët e nivelit A1.1 dhe A1.2.
Öğütken, i cili falenderoi kursantët që kanë zgjedhur të mësojnë gjuhën turke u shpreh se do jetë mirëpritës ndaj vizitës së tyre në një udhëtim në Turqi.