U nënshkrua protokoll bashkëpunimi mes Spitalit të Miqësisë Turqi-Shqipëri dhe Institutit Yunus Emre Shkodër [1]
24.06.2022
U nënshkrua protokoll bashkëpunimi mes Spitalit të Miqësisë Turqi-Shqipëri dhe (YEE) Institutit Yunus Emre Shkodër.
Protokolli i nënshkruar ka për synim promovimin e gjuhës, kulturës, artit turk dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Në kuadër të protokollit do të organizohen kurse të gjuhës turke për stafin spitalor të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri dhe do të zhvillohen aktivitete kulturoro-artistike.