Seminari me temë “Rrugëtim Drejt Vetes Përmes Poezive të Yunus Emre” [1]
Seminari me temë “Rrugëtim Drejt Vetes Përmes Poezive të Yunus Emre”, i organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër, u realizua me interpretim të Doç. Dr. Arzu Toğuşlu Kızbaz.
Në seminarin e zhvilluar në sallën e konferencave të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, përcollën vëmendje me pjesëmarrjen e tyre Dekania e Fakultetit Ekonomik Prof. as. dr. Blerta Dragusha, Përgjegjësja e Departamentit të Turizmit Prof.as.dr. Mirjam Dibra, Përgjegjësja e Departamentit të Administrim-Biznesit Prof.as.dr Ylvije Boriçi, pedagogë dhe studentë.
Këshillat për një jetë të shëndoshë, të kualifikuar dhe të suksesshme, të pasqyruara në vargjet e Yunus Emre të shekullit të XIII, u transmetuan mbi termat “dashuri”, “durim”, “falenderim/mirënjohje” duke u dhuruar dëgjuesëve reflektime të paharrueshme.