Ekspozita “Të duam e të duhemi” në Malësi të Madhe [1]
09.09.2021
"700 vjetori i vdekjes së Yunus Emre" është përfshirë nga UNESCO në “Përvjetoret e Përkujtimore dhe Festive të UNESCO 2021”. Në këtë kuadër, me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së Yunus Emre, ekspozita e titulluar “Të duam e të duhemi” u hap në rajonin Malësi e Madhe të Shqipërisë.
Ekspozita me thënie të Yunus Emre të shkruara me teknikën e kaligrafisë mbi sfonde Ebru, u realizua falë bashkëpunimit me Prefekturën Shkodër dhe Bashkinë Malësi e Madhe.
Ekspozita, e cila u prit me shumë interes nga qytetarët e zonës do të vazhdojë të ekspozohet në rajone të ndryshme të Shqipërisë.