Qytetarët e Shkodrës u njohën me kulturën e çajit turk. [1]
07.11.2019
Instituti Yunus Emre Shkodër, prezantoi qytetarët e Shkodrës me kulturën e çajit turk duke realizuar më datë 6 Nëntor 2019 aktivitetin “Kultura e Çajit Turk”.
Aktiviteti i realizuar në sallën e ekspozitave me një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve të Shkodrës, u pëlqye shumë. Në aktivitet u bisedua me të ftuarit mbi vendin dhe rëndësinë që zë çaji turk në kulturë, duke ua shërbyer çajin me veshje tradicionale.
Të ftuarëve iu dha informacion mbi historikun, mënyrat e përgatitjes-servirjes dhe kulturës së çajit turk. Aktiviteti në të cilin u ndoq me interes çaji turk dhe pamjet e tij, përfundoi duke mbledhur pëlqimin e pjesëmarrësve.