U organizua në Shkodër Programi “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të 18 Marsit”

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Shkodër (IYE), nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, me rastin e 103 vjetorit të Fitores Detare të Çanakalasë organizoi  “Ditën Përkujtimore të Dëshmorëve të 18 Marsit”.

Në kuadër të programit, u vendosën kurora me lule në monumentin e mbrojtësit të Shkodrës, Hasan Riza Pasha, aktivitet ky në të cilin morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, drejtori i IYE Shkodër Zafer Kıyıcı, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe përfaqësues të udhëheqjes vendore.

Pas homazheve dhe këndimit të himneve kombëtare turk e shqiptar, nga nxënësi i IYE Shkodër Rais Muhaj u mbajt një fjalim lidhur me rëndësinë dhe kuptimin e ditës dhe nga Blerta Mlloja; një tjetër nxënëse e IYE Shkodër u recitua poezia “Dëshmorët e Çanakalasë” e poetit Mehmet Akif Ersoy.

“Ata që bien për atdheun, kombin dhe vlera të shenjta; nuk vdesin”

Në fjalimin e mbajtur gjatë programit që vijoi në IYE Shkodër, Ambasadori Yörük u shpreh se ndjen krenari tek përcjell ndjenjat e përkujtimit dhe mirënjohjes ndaj bijve dëshmorë të kombit turk, të rënë për hir të atdheut. Yörük, i cili u shpreh se dëshmorët e rënë për atdheun, kombin dhe vlera të shenjta, nuk vdesin por pozicionohen në gradat më të larta, më tej vijoi duke thënë: “U prehshin në paqe të gjithë dëshmorët që ranë në Luftërat e viteve 1877-1878, në Luftën Ballkanike, në Betejën e Çanakkalasë. Përkujtojmë dibranin Myrteza, delvinjotin Rasim, tepelenasin Nexhip, elbasanasin Musa, shkodranin Mustafa, janinasin Ali Shefki, tiranasin Mahmut, korçarin Hyesin, përkujtojmë Mbrojtësin e Shkodrës, Hasan Riza Pasha, i cili u kujdes për Shkodrën dhe mbeti në zemrat e shkodranëve dhe të gjithë dëshmorët e tjerë heronj që nuk ua përmenda emrin”

Në përkujtimin me mirënjohje të Yörük ndaj Gazi Mustafa Kemal Ataturkut, të gjithë bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë dëshmorëve; dhe fjalimin, i cili përfundoi pas citimit të poezisë “Dëshmorët e Çanakalasë” të poetit kombëtar Mehmet Akif Ersoy, u shpreh se diplomatët, ushtarët dhe policët që humbën jetën në aktet terroriste të jetuara në një të shkuar të afërt dhe së fundmi; me sakrificën dhe trimërinë e tyre kanë arritur të krijojnë një legjendë. 

“Nuk do t’i harrojmë ata bij që dergjen pa qefin.”

Edhe drejtori i IYE Shkodër Kıyıcı duke përkujtuar se Çanakalaja është tokë e shenjtë ku u përjetua një nga betejat më të përgjakshme në historinë e kombit turk dhe u varrosën mijëra bij të kombit u shpreh se: “Fitorja e Çanakalasë është epope e dëshmorëve që sakrifikuan jetën për atdheun, flamurin, kombin, fenë dhe shtetin. Ushtria turke, e cila na e shenjtëroi atdheun, në çdo betejë ku ajo mori pjesë shpalosi karakterin e pavarur dhe sovran të kombit tonë.” Kıyıcı theksoi se kombi turk nuk do t’i harrojë bijtë që dergjen pa qefin dhe do të mbrojë amanetet e tyre në përpjekjen për t’i mbajtur gjallë gjithmonë.

Programi, në të cilin ndanë ndjenjat e tyre edhe familjarët e dëshmorëve shqiptarë të Çanakalsë, u lexuan pjesë nga Kur’ani Famëlartë dhe lutje në kujtim të dëshmorëve, përfundoi me hapjen e ekspozitës “Çanakala 1915” të përbërë nga fotografi dhe dokumentacione të siguruara nga Arkiva Shtetërore e Kryeministrisë.