Entuziazmi i 23 Prillit në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Shkodër me aktivitetin që organizoi me rastin e 23 Prillit-Ditës Kombëtare të Sovranitetit dhe Festës së Fëmijëve mundësoi takimin e fëmijëve shkodranë në Insitutin Yunus Emre Shkodër.

Në pjesën e parë të aktivitetit të organizuar për fëmijët e shkollave të arsimit 9-vjeçar të qytetit, fëmijët u argëtuan me anekdotat e Nastradin Hoxhës.

Ndërsa në pjesën e dytë fëmijët patën mundësinë të shohin dhe të praktikojnë artin tradicional turk në atelienë e Ebru-së. Në këndin e vizatimit fëmijët shkodranë vizatuan mbështetur në temën “23 Prilli-Dita Kombëtare e Sovranitetit dhe Festa e Fëmijëve”. Fëmijët kaluan një kohë të këndëshme në aktivitetin i cili vijoi me shfaqje animacioni.

Fëmijët që mirëpritëm në Institutin Yunus Emre Shkodër së bashku me prindërit dhe mësuesit e tyre u larguan nga qendra jonë pas një dite të bukur të lënë pas.