Pasuria Kulturore që Ndriçon Historinë: Pullat Postale në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Me rastin e 9 Tetor-Ditës Botërore të Postës, më datë 10 tetor 2019 u organizua nga Instituti Yunus Emre Shkodër ekspozita “Pullat Postale: Pasuria Kulturore që Ndriçon Historinë

Në ekspozitën e pullave postare; një nga elementët e veçanta që shpjegojnë pasurinë kulturore të Turqisë, e cila falë protokollit të bashkëpunimit me Institutin u përgatit dhe u dërgua në Shkodër nga PTT Sh.A. për t’u realizuar në sallën e ekspozitave të Institutit Yunus Emre Shkodër; morën pjesë akademikë, përfaqësues të shkollave, mësues, nxënës, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave, të apasionuar pas historisë, artdashës, përfaqësues të medias dhe qytetarë të Shkodrës.

Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı në fjalën e hapjes, të cilën e filloi duke falenderuar Drejtorinë e Përgjithshme të PTT Sh.A. për përgatitjen dhe dërgimin në Shkodër të kësaj ekspozite të mrekullueshme, dha informacion mbi historikun e 9 Tetor-Ditës Botërore të Postës. Në fjalën e tij, Z. Kıyıcı u shpreh duke thënë: “9 Tetori-Dita Botërore e Postës festohet rregullisht përmes aktiviteteve të ndryshme në vendin tonë. Organizata e parë postare në Turqi është hapur në vitin 1840 me emërtimin “Zyra Postare”, e cila në vitin 1913 u quajt “Drejtoria e Përgjithshme e Organizatës Postare dhe Telegrafit”. Me privatizimin  e realizuar në vitin 2013 emërtimi merr trajtën “Shoqëria Aksionare e Organizatës Postare dhe Telegrafit”. Përdorimi i pullave postare daton në vitet 1860. Vendi ynë ka një kulturë shumë të pasur përsa i përket pullave postare. Sot do t’i shohim bashkarisht një pjesë të tyre, të cilat pasqyrojnë pasurinë kulturore të vendit tonë.”

Ekspozita përbëhej nga 228 pulla postare që datojnë nga viti 1960 deri në ditët e sotme. Pulla postare mjaft të vyer që pasqyrojnë shtëpi tradicionale turke, bimë kuruese, vepra historike, artin e karikaturës turke, kulinarinë turke, portrete të gruas turke, veshje të gruas turke, anije mbretërore dhe kulturën turke; u takuan me qytetarët e Shkodrës.

Në ekspozitën e pëlqyer nga pjesëmarrësit bënte pjesë edhe “Pulla në Shenjë Kujtimi” e përpiluar me bashkëpunim të PTT Sh.A. me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Institutit Yunus Emre.

Programi përfundoi me prerjen e tortës së përgatitur me pamjen e “Pullës në Shenjë Kujtimi” të përpiluar me bashkëpunim të PTT Sh.A me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Institutit Yunus Emre dhe gostitjen me çaj turk e limonatë.