Biseda mbi Artin e Pikturës

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 04 tetor 2019 u realizua nga Instituti Yunus Emre Shkdoër programi “Bisedë mbi Artik e Pikturës”.

Në aktivitetin e organizar në sallën e konferencave të Institutit Yunus Emre Shkodër morën pjesë Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof.as.dr. Alma Hafizi, Zv. Dekania e Fakultetit Ekonomik Prof.as.dr. Albana Boriçi, Përgjegjësia e Departamentit të Administrim Biznesit Prof.as.dr Ardita Boriçi, Përgjegjësi i Departamentit të Arteve Rubin Mandija, mësues e nxënës të Gjimnazeve “28 Nëntori”, “Hamdi Bushati”, “Oso Kuka” dhe “Jordan Misja”, akademikë, drejtues shkollash, mësues, nxënës, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave, artdashës dhe qytetarë të Shkodrës.

Në bisedën e artit të pikturës, i cili është pasqyrimi më i bukur i shkrirjes së bojrave me ndjenjën u trajtua nga pedagogia e Departamentit të Arteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.as.dr. Ikbale Kalaja tema “Vëzhgimi, një element i rëndësishëm në të bërit art”.

Në fjalën e hapjes, të cilën e filloi me përshëndetje ndaj të gjithë të ftuarëve duke thënë “Mirë se erdhët në programin e bisedës së Prof.as.dr. Ikbale Kalaja, emri i parë që vjen në mendje kur bëhet fjalë për artin e pikturës në Shkodër”, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı falenderoi artisten Ikbale Kalaja për bisedën e realizuar. Gjithashtu përcolli kënaqësinë nga ekspozimi i punimeve artistike dhe ndjenjat në përkujtimin e Edita Muça, që u nda nga mesi ynë para pak kohësh dhe së cilës i është rakorduar nga Presidenti i Republikës së Turqisë Z. Recep Tayyip Erdoğan karta “Vullnetare e Kulturës së Stambollit”.

Pedagogia e Departamentit të Arteve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.as.dr. Ikbale Kalaja theksoi rëndësinë e ndjenjës së vëzhgimit si karakteristikë e përbashkët e arteve duke thënë: “Gjatë përvojës pothuajse 30 vjeçare si pedagoge arti në Departamentin e Arteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” jam përballur me pohime si “Unë nuk kam dorë, nuk di të vizatoj” të studentëve që nuk vinë në një fakultet arti por në një fakultet edukimi, që nuk kanë asnjë përvojë paraprake në art apo dhunti të pohuar si të trashëguar. Po të ishte i vërtetë ky pohim as historia botërore njerëzore nuk do të njihte fakte që ajo njeh realisht ku njerëz pa duar bëjnë kryevepra me këmbë, me gojë apo me ç’të munden. Arti nuk fillon nga “unë kam dorë”. Arti fillon duke ndjerë dhe vëzhguar. Vrojtimi është i rëndësishëm. Njeriu mund të fillojë të bëjë art edhe vetëm duke mësuar të vëzhgojë.”

Në fjalën e mbylljes pedagogia e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.as.dr. Miriam Dibra duke folur për të ndjerën Edita Muça u shpreh duke thënë: “E lindur në një qytet me histori kulture e arti siç është Shkodra dhe duke jetuar rininë e saj në një nga kryeqendrat e kulturës botërore siç është Stambolli dëshira dhe mundësitë për të kërkuar vazhdimisht diçka të re nga kultura ishin të mëdha. Ajo u njoh në Stamboll me artin Ebru, i cili i i zhvilloi më tej Editës dashurinë për të krijuar, dahurinë për të bukurën. Edita bindjen e saj tek forca e krijimtarisë për të ndryshuar jetën e njeriut e shfrytëzoi gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj duke na lënë shumë nga shpirti i saj; na la gjëra të prekshme që flasin vetë për një shpirt fisnik e me plot dashuri për jetën. Ashtu siç shprehet Hipokrati: Ai/Ajo që jeton në veprat e veta nuk vdes sepse arti është i përjetshëm ndërsa jeta është e shkurtër.”

Gjatë programit drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı i dorëzoi një fletë falenderimi pedagoges së Departamentit të Arteve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.as.dr. Ikbale Kalaja.

Programi i ndjekur me mjaft interes vazhdoi me ekspozitën e punimeve artistike të Edita Muçës dhe me gostitje. Objektet e ekspozitës u pëlqyen shumë nga të ftuarit.

Në sallën e ekspozitës u pozicionua edhe një bllok përshtypjesh në të cilin të ftuarit shkruanin në kujtim të Edita Muçës.