U realizua në Shkodër Programi Përkujtimor i Fitores së Çanakalasë dhe Mehmet Akif Ersoy

Yazıcı-dostu sürüm

Programi me temë “18 Mars Fitorja e Çanakalasë, Ceremonia Përkujtimore e Dëshmorëve, Miratimit të Himnit Kombëtar dhe Mehmet Akif Ersoy”, organizuar nën kujdesin e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, nga Instituti Yunus Emre Qendra Kulturore Turke Shkodër; filloi me vendosjen e kurorave me lule tek monumenti i mbrojtësit të Shkodrës Hasan Riza Pasha.

Në program morën pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Murat Ahmet Yörük, prefekti i Qarkut Shkodër Z. Çesk Millja, atasheu ushtarak pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë kolonel Z. Şakir Cumhur Somer, përgjegjësi për çështjet fetare pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Bekir Yanılmaz, koordinatori i TİKA në Tiranë Z. Necip Özay Özütok, drejtori ekzekutiv i Shoqatës ALSAR Z. Sajmir Rusheku, dekania e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Znj. Blerta Dragusha, Myftiu i Qarkut Shkodër Z. Muhammed Sytari, drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër Z. Kadri Ymeraj, përfaqësues të institucioneve turke dhe shqiptare në vend, studiues, pedagogë, studentë dhe të ftuar

Ambasadori Yörük, në fjalën e mbajtur gjatë programit që vijoi në teatrin “Migjeni” u shpreh duke thënë: “Këtu në Shkodër, në njërin nga qytetet më të veçantë dhe më të vjetër në Ballkan, jemi mbledhur për të sjellë mes nesh kujtimin e shtrenjtë të dëshmorëve tanë me rastin e 18 Marsit, Ditës së Dëshmorëve dhe 104-vjetorit të Fitores sonë në Çanakala. Populli ynë i shtrenjtë dhe ushtria jonë fitimtare kanë luftuar për mbrojtjen e atdheut; bijtë tanë turq, shqiptarë dhe me origjina të tjera, kanë luftuar heroikisht kundër synimeve imperialiste të kohës në Luftën Ballkanike dhe në Luftën e Çanakalasë, në Aden, në Medine, në Kanal, në Sarëkamësh, në Bagdat.”

Në fjalën e tij, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı tha: “Ne sot këtu përjetojmë rishtazi nderimin që na sjell festimi i përvjetorit të 104 të Fitores së Çanakalasë, të gdhendur me shkronja të arta në historinë e luftës kombëtare të Turqisë dhe krenarinë e të përceptuarit të Ditës së Dëshmorëve, të cilët vullnetarisht sakrifikuan jetët për atdheun tonë të shenjtë.”

Në kuadër të programit u realizua këndim i një pjese nga Kur’ani Famëlartë, u lexuan letra të dëshmorëve, u ekzekutua nga nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës pjesa me titull “Njeriu” shkëputur nga vepra “Fletët” e Mehmet Akif Ersoy dhe u performua direkt kënga e Çanakalasë.

Programi u përmbyll me ekspozitën e fotografisë ku pasqyrohej Lufta e Çanakalasë dhe jeta e poetit të Himnit Kombëtar; Mehmet Akif Ersoy.