Vizitë në Institutin Yunus Emre Shkodër nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë z. Mustafa Şentop

Yazıcı-dostu sürüm
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, pas takimeve zyrtare të zhvilluara në Tiranë, Kryetari i Kuvendit Turk z. Mustafa Şentop dhe delegacioni parlamentar shoqërues, erdhën në Shkodër.
 
Pas ceremonisë përkujtimore të realizuar në memorialin e vetëm turk në Shqipëri; Memoriali “Hasan Riza Pasha” në Shkodër, Kryetari i Kuvendit Turk z. Mustafa Şentop vizitoi Institutin Yunus Emre Shkodër.
 
Krahas vizitës së ekspozitës me temë “Shkodra në Dokumentet Arkivore”, gjatë bisedës së zhvilluar në Odën Turke, z. Şentop u informua mbi aktivitetet e Institutit Yunus Emre Shkodër dhe historikun e ndërtesës tradicionale të tij.
 
Kryetari i Kuvendit Turk z. Mustafa Şentop dhe delegacioni parlamentar shoqërues, pas vizitës u përcollën nga Shkodra.