Vijon kursi i shigjetarisë tradicionale turke në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Kursi i shigjetarisë tradicionale turke, i organizuar në Institutin Yunus Emre Shkodër, vijon të frekuentohet me një interes të madh nga shkodranët.

Kursi filloi në muajin tetor dhe zhvillohet në grupe të ndara në dy kategori: grupmoshat 9-15 vjeç dhe 16-60 vjeç.

Në fjalën që përcolli koordinatori i Institutit Yunus Emre në Tiranë; Oğuzhan Sakoğlu u shpreh se kursi i shigjetarisë tradicionale turke organizohet në Shkodër që nga viti 2020 si frut i bashkëpunimit të Institutit Yunus Emre me Fondacionin e Harkëtarëve të Turqisë.

Ai theksoi se krahas mësimdhënies së gjuhës turke, Instituti Yunus Emre vazhdon aktivitetet e tij në një gamë të gjerë kulturore dhe artistike me realizimin e konferencave, simpoziumeve, koncerteve dhe ekspozitave të artit. Që nga viti 2009, rreth 10 mijë individë kanë mësuar turqishten në kurse të niveleve të ndryshme.

Sakoğlu vuri në dukje gjithashtu se ky është viti i dytë që kursi i shigjetarisë organizohet si një degë sporti dhe se në muajin nëntor, do të hapë dyert gjithashtu edhe në Tiranë

Kursi filloi në Institutin Yunus Emre të Shkodrës më 1 tetor dhe do të vazhdojë deri më 15 nëntor.

Në këto kurse, ku marrin pjesë 30 persona nga mosha të ndryshme, ofrohen informacione teorike dhe praktike rreth historisë së harkut turk, rregullave të sigurisë që duhen ndjekur gjatë praktikimit të këtij sporti si dhe teknikat e tij.

Instruktori i kursit të shigjetarisë, Abdussamed Dani, në deklaratën e tij foli mbi historinë e shigjetarisë tradicionale dhe ndryshimet midis harkut anglez dhe atij turk, duke cekur se kursantët më të suksesshëm të kursit të shigjetarisë marrin pjesë çdo vit në garën “Kupa “Fetih”” që zhvillohet në Turqi. Ai gjithashtu deklaroi se që nga viti 2020, mbi njëqind persona kanë marrë pjesë në kursin e shigjetarisë që mbahet çdo vit në Shkodër dhe se shkodranët kanë treguar një vëmendje të theksuar ndaj shigjetarisë tradicionale turke.