Urë Akademike nga Shkodra në Edirne

Yazıcı-dostu sürüm

Në datat 17-26 Qershor 2019, falë bashkëpunimit të Institutit Yunus Emre Shkodër, Prefekturës së Qarkut Edirne në Republikën e Turqisë, Universitetit Trakya dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u realizua programi “Urë Akademike nga Shkodra në Edirne”

Në kuadër të ndërveprimit akademik, grupi 55 vetësh i përbërë nga pedagogë dhe studentë të Departamentit të Historisë së Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, iu nënshtruan një praktike intensive mësimore.

Gjatë programit, ku shoqërues ishte drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër, u realizua takimi i prezantimit, në të cilin morën pjesë dekani i Fakultetit të Letërsisë së Universitetit Trakya Prof.dr. İlker Alp dhe përgjegjësi i Departamentit të Historisë së këtij Fakulteti Prof.dr. Ömer Soner Hunkan.

Në kuadër të programit, i cili filloi pas vizitave të falenderimit ndaj Prefektit të Edirnesë Z. Ekrem Canalp dhe Rektorit të Universitetit Trakya Prof.dr. Erhan Tabakoğlu, u organizuan seminaret me temë “Marrëdhëniet Osmano-Shqiptare të Epokës së Fundit” dhe “Ataturku-Lufta Kombëtare

Me shëtitjet në Kompleksin e Sulltan Bejazitit II, Muzeun e Shëndetësisë, shëtijen në qytet me autobuzë panoramikë, Xhaminë Selimije, Bibliotekën e Dorëshkrimeve, Muzeun Turk të Veprave Islame, Muzeun e Qytetit të Edirnesë, Muzeun Arkeologjik dhe Etnografik të Edirnesë, Kishën Bullgare “Aziz Georg”, Sinagogën e Madhe të Edirnesë,  Urën Tunca dhe Meriç, Shtëpinë Historike të Protokollit në Edirne, Pazarin Bedesten, Xhaminë e Vjetër dhe njëkohësisht edhe me vizitën në bustin e kryeministrit të parë shqiptar Fan Stilian Nolit, i cili gjendet në rrethinën İbriktepe të komunës İpsala në Edirne; studentët patën rastin të njihnin nga afër qytetin e Edirnesë.   

Gjithashtu u zhvilluan aktivitete të fushave të ndryshme sportive, kulturore dhe artistike në Parkun Natyror të komunës Keşan të Edirnesë, shëtitje dhe blerje në pazaret historike të Edirnesë, shëtitje në pazaret dhe vendet historike e turistike të Stambollit si dhe shëtitje në Bosfor.

Në përmbyllje të programit intensiv, gjatë vizitës së lamtumirës, pas një bisede të gjatë me studentët, Prefekti Canalp u shpreh: “Shpresoj të ndaheni të kënaqur nga Edirneja dhe Turqia. Uroj që një ditë të vini sërish në Turqi.”

Nga studentët; Fatma Dema u shpreh duke thënë se falë këtij aktiviteti pati rastin të njihte nga afër Turqinë dhe turqit. Dema, e cila theksoi mahnitjen e krijuar ndaj Turqisë tha: “E ndjeva veten si në vendin tim sepse i përkasim të njëjtës kulturë. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij programi.” Ndërsa Saimir Hyseni tregoi se vinte për herë të parë në Edirne dhe se ndjehej i lumtur që pati mundësinë të njihej nga afër me kulturën turke.

Në ditën e kthimit për në Shkodër, studentët dhe pedagogët përjetuan çaste emocionuese.