Urë Akademike nga Shkodra në Edirne

Yazıcı-dostu sürüm

Në datat 17-26 Qershor organizohet një program arsimor dhe ndërveprim akademik me bashkëpunim të Prefekturës së Edirnesë në Republikën e Turqisë, Universitetit të Edirnesë “Trakya” dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në program do të marrin pjesë gjithësej 56 vetë nga të cilët 52 studentë të Departamentit të Historisë së Fakultetit të Shkencave Shoqërore nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe 4 pedagogë të fakultetit.

Në programin që do të zgjasë 9 ditë do të realizohen takime me studentët dhe pedagogët e Universitetit “Trakya”, praktikë studentore lidhur me departamentin përkatës të studentëve, vizitë në vendet historike dhe aktivitete kulturore.