U shfaq në Shkodër filmi “Mos më trego përralla”

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Shkodër, ditën e premte, më 20 korrik 2018 mundësoi takimin e kinemadashësve me filmin “Mos më trego përralla”, në kinema “Millennium” Shkodër.

Filmi me regjizurë dhe skenar të Burak Aksak, emër ky i njohur si skenarist i telenovelës “Leyla dhe Mecnun”; u mirëprit me mjaft interes nga shkodranët, të cilët në fund të shfaqjes së filmit ndanë opinionet e tyre. Shikuesit e vlerësuan filmin si mjaft gazmor dhe argëtues dhe shprehën emocionin me të cilin presin filmat e rinj që do të shfaqen në vazhdim.

Filmi i xhiruar në një nga vendet më të vjetra të Stambollit; Suriçi, shpjegon historinë e dy të rinjve: shoferit të turpshëm dhe zemërmirë të furgonit dhe vajzës Ayperi. Në ekipin e filmit ku në role kryesore performojnë Hande Doğandemir dhe Fatih Artman, bëjnë pjesë edhe Devrim Yakut, Tarık Ünlüoğlu Cengiz Bozkurt, Erdal Tosun, Berat Yenilmez, Sadi Celil Cengiz, Cihan Ercan, Burcu Biricik, Ercan Yazgan, Gökçe Bahadır, Gürkan Uygun dhe Yılmaz Erdoğan si aktor i ftuar.

Instituti Yunus Emre Shkodër në bashkëpunim me kinema “Millennium” Shkodër do të vazhdojë të shfaqë filma turq për kënaqësinë e kinemadashësve shkodranë. Filmi i radhës shfaqet më datë 13 gusht 2018.