U shfaq në Shkodër dokumentari "The Network"

Yazıcı-dostu sürüm

Dokumentari me temë “The Network”, që shpjegon fytyrën e vërtetë të FETO-s, i përgatitur nga TRT World në kuadër të projektit të Drejtorisë së Komunikimit në Presidencën e Republikës së Turqisë, u takua me publikun në Institutin Yunus Emre Shkodër më datë 10 Korrik 2019 nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.

Në shfaqjen e dokumentarit të realizuar përmes rrëfimit të gazetarit anglez Anrew Wilson morën pjesë Ambasadori Turk në Tiranë Murat Ahmet Yörük, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.dr. Adem Bekteshi, pedagogë të universitetit, Kryetari i Shoqatës Humanitare Vëllazërore Kulturore Istanbul; Ridvan Seferaj, përfaqësues të organizatave dhe mjaft të ftuar.

Në fjalën e tij ambasadori Murat Ahmet Yörük u shpreh duke thënë se më 15 Korrik 2016 mbi popullin civil, i cili doli rrugëve duke bërë rezistencë me duar bosh dhe zemrën besimplotë, me  tanke dhe mitralozë, u derdh pamëshirshëm vdekje, brenda një nate 251 shtetas turq ranë dëshmorë e mijëra të tjerë u dergjen të plagosur dhe mbetën të gjymtuar.

Ambasadoti Yörük u shpreh: “Dokumentari i përgatitur do përpiqet t’ju tregojë fytyrën e vërtetë dhe po aq të errët të kësaj strukture dinake, tradhtare e kriminale. Shpresoj që në fund të këtij dokumentari të gjithë ne, të bëjmë një llogari logjike dhe të marrim mësimet e duhura”.

Shfaqja e dokumentarit, e ndjekur nga përfaqësuesit e medias dhe një masë e dendur shikuesish shkodranë përfundoi me realizimin e je fotografimi të përbashkët.