U Realızua Projektı “Akademia Rumeli-5”

Yazıcı-dostu sürüm

U organizua programi përmbyllës i projektit “Akademia Rumeli-5”, të organizuar nga Shoqata Arsimore dhe Kulturore e Akademisë Rumeli,  nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë në Republikën e Turqisë,  ku me bashkëpunim të Kryesisë së Turqve në Shtetet e Huaja dhe Komuniteteve të Afërta (YTB) dhe Institutit Yunus Emre Shkodër, këtë vit mori pjesë për herë të parë Shqipëria.

Projekti Akademia Rumeli përfundoi me ceremoninë përmbyllëse të organizuar më 26 Korrik 2019 me pjesëmarrje të 168 të rinjve nga Ballkani të cilët u trajnuan në atelie në ndryshme si letërsi, arte pamore, teatër,  kinema, kulturë, komunikim media, gastronomi, muzikë ku morën pjesë specialistë të fushës, si shkrimtar, regjisor, artistë udhëheqës të kytre atelieve. Në ceremoninë e organizuar në Sallonin Multifunksional “Mimar Kemaleddin” të Qendrës Së Arsimit Publik në Edirne, morën pjesë Prefekti i Edirnesë Ekrem Canalp, Zv. Kryetari i Bashkisë Edirne Yaver Tetik dhe shumë të ftuar.

Në ceremoninë që filloi me qëndrimin në heshtje dhe himnin kombëtar, u realizua shfaqja e videove ku pasqyroheshin veprimtaritë e studentëve gjatë 5 ditëve në Akademinë Rumeli.  Në ceremoninë ku studentët përfaqëues të 11 shteteve  dhe pedagogët mësimdhënës në atelie u ftuan në skenë për të ndarë me publikun përshtypjet e tyre; Prefekti Ekrem Canalp realizoi fjalimin e mbylljes. Canalp i cili tha që nga studentët që morën arsim në kuadër të projektit u mësua njëkohësisht ndjenja e unitetit; u shpreh më tej duke thënë: “Mos pandehni se gjatë këtyre 5 ditëve këtu vetëm keni mësuar. Po, keni mësuar por njëkohësisht na keni mësuar edhe ju neve. Më kryesorja dhe më impresionuesja nga ato që na keni mësuar është të qenit një me njëri tjetrin, të qenit një e tërë dhe na mësuat se secili prej nesh jemi pjesë e kësaj të tëre. Ju, ne, në fakt të gjithë jemi gjethe, degë, trup, rrënjë të një peme të madhe. Kjo është ndjenja më e madhe që na dhuruat. Për mendimin tim përfitimi më i madh i Akademisë Rumeli është këtu. Pemës së madhe; kombit turk e çdokujt ia dhuruat këtë ndjenjë dhe këtë e përjetojmë së bashku me ju. Shpresojmë që edhe në vitet në vazhdim ta përjetojmë dhe ta tejçojmë së bashku këtë.”

Pas fjalimit Prefekti Canalp u dorëzoi çertifikatë falenderimi përfaqësuesëve të pjesëmarrësve dhe pedagogëve. Në ditën e fundit të projektit gjatë të cilit çdo ditë organizohej nata kulturore për dy nga shtetet pjesëmarrëse; performuan Shqipëria dhe Bullgaria. Vallet e Pogonishtes, Kukësit dhe Tropojës të cilat u performuan me veshjet kombëtare u ndoqën me shumë kënaqësi nga publiku. Programi përmbyllës përfundoi me performancën e Orkestrës Rumeli të udhëhequr nga Emre Çan.

Pas programit përmbyllës pёr pjesёmarrёsit, u organizua shёtitje kulturore nё Çanakala, vendi ku u shkrua njё nga sagat e fitoreve mё tё rёndёsishme tё historisё. Të rinjtë gjatё vizitёs sё Memorialit tё Dёshmorёve nё Çanakala, Memorialit të Dёshmorёve tё Kёmbёsorisё 57 dhe Memorialit të Seyit Onbaşı dёshmuan nё historinё pёr tё cilёn janё shkruar epope. Gjatë vizitës në Memorialin e Dёshmorёve tё Çanakalasё pjesëmarrësit pёrjetuan çaste emocionuese veçanёrisht kur shikuan emrat e dёshmorёve nga qytetet e shteteve tё tyre.

Në ditën e fundit të projektit “Akademia Rumeli-5”, u realizua kampi njё ditor nё Parkun Natyror Gökçetepe qё ndodhet nё komunёn Keşan tё Edirnesё.  Pjesёmarrёsit, tё cilёt gjatё qёndrimit nё kamp u argёtuan me ecjet nё natyrё, zipline dhe aktivitete sportive si noti; patёn rastin qё nёpёrmjet aktiviteteve tё njiheshin dhe tё miqёsoheshin me njёri tjetrin.

Projekti “Akademia Rumeli”, i cili mundësoi takimin në Edirne të 168 të rinjve nga 12 shtete si Turqia, Shqipëria, Greqia,  Bullgaria, Krimea, Ukraina, Gagauzia, Kosova, Maqedonia e Veirut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Rumania; kontribuoi tek të rinjtë e kulturave, feve, gjuhëve dhe racave të ndryshme në zhvillimin e gjuhës turke, në njohjen e Turqisë, historisë, kulturës dhe kombit turk dhe të vizioneve tyre individuale përmes veprimtarive në atelie të realizuara me artistë specialistë.

Pas programit që zgjati 10 ditë dhe që mundësoi njëkohësisht edhe njohjen më njëri tjetrin të komuniteteve ballkanase, të rinjtë i dhanë lamtumirën Turqisë si ambasadorë vullnetarë të Turqisë duke akumuluar kujtime unike nga kultura turke.