U realizua në Shkodër simpoziumi “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga e kaluara në të tashmen”

05/11/2018

Më datë 1 Nëntor 2018, në Institutin Yunus Emre Shkodër u organizua simpoziumi me temë “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nga e kaluara në të tashmen”.

Programi i organizuar falë bashkëpunimit të ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, International Maarif Schools dhe Kryesisë së Arkivës Shtetërore të Republikës së Turqisë; u realizua nga pjesëmarrja e Zv. Prefektes së Shkodrës Znj. Felek KASEMI, kryetarit të Këshillit të Bashkisë Shkodër Z. Xhemal BUSHATI, drejtorit të zyrës së turizmit pranë Bashkisë Shkodër Z. Gentian MEMA, akademikëve, studentëve dhe të mjaft qytetarëve të Shkodrës.

Në fjalën e hapjes drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Z. Zafer Kıyıcı tha: “Komunikimi i afërt dhe bashkëpunimi mes dy vendeve ka bërë të mundur interesimin e popullit shqiptar ndaj Turqisë dhe gjuhës turke. Si rezultat i marrëdhënieve tona historike, në gjuhën shqipe gjenden më shumë se 3,000 fjalë turke. Instituti ynë punon për promovimin e civilizimit, gjuhës, kulturës dhe artit turk dhe për kontributin në vizionin e diplomacisë kulturore të Turqisë. Në këtë kuadër, Instituti ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për mësimdhënien e gjuhës turke si lëndë me zgjedhje në të gjitha fakultetet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; një qendër kjo e rëndësishme e arsimit, kulturës dhe shkencës shqiptare. Ne jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës dhe shpresojmë për vazhdimësinë në zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.”

Erinda Zhupani, si përfaqësuese e Konsulencës për Çështjet e Tregëtisë pranë ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë në fjalën e saj u ndal në marrëdhëniet ekonomike e tregtare Shqipëri-Turqi dhe zonat e mundshme të investimeve duke u shprehur se marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, në fushat e ekonomisë, financës dhe tregëtisë kanë një të ardhme të ndritur.  

Pedagogu në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof.dr. Bajram Xhafa foli mbi punën që bëjnë në drejtim të të kuptuarit drejtë periudha 450-vjeçare e sundimit osman duke vënë në dukje se marrëdhëniet me Turqinë janë të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë.

Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) Erinda Zhupani foli mbi aktivitetet që ka realizuar ATTSO dhe mbi rolin e Dhomës së Tregëtisë së Turqisë në rritjen e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri –Turqi. Ajo u shpreh se ATTSO ka kontribuar në krijimin e bashkëpunimeve të firmave mes dy vendeve, në mbështetjen e shkëmbimit të informacioneve dhe të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre bashkëpunimeve. 

Pedagogia e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Dr. Ylvije Kraja, duke theksuar se Turqia është një bashkëpunëtor strategjik i  Shqipërisë foli mbi kontributin e Turqisë në ekonominë e Shqipërisë duke thënë se është një faktor pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit.

Koordinatorja e Degës së Vajzave të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër Elona Sytari foli mbi rolin e TIKA-s në marrëdhëniet Shqipëri-Turqi. Ajo u shpreh se Turqia e sheh Shqipërinë si një vend me rëndësi të lartë strategjike për paqen dhe stabilitetin në territorin e Ballkanit dhe TİKA ka realizuar afërsisht 430 projekte në Shqipëri duke investuar me 85 milion dollar.

Pas fjalimeve u realizua vizita e ekspozitës  “Shkodra në Dokumente Arkivore Osmane”. Simpoziumi u përmbyll me dhuratën për dekanen e Fakultetit Ekonomik Prof.as.dr. Blerta Dragusha.