U organizua në Shkodër koncerti "Yunus Emre dhe Klasikët Botërorë "

Yazıcı-dostu sürüm

Koncerti "Yunus Emre & Klasikët Botërorë" i organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër, u takua me publikun ditën e premte datë 17 dhjetor 2021.

Në koncert, artisti i violinës z. Anton Kaftalli dhe artisti i violinçelit z. Fatos Mataj interpretuan 20 vepra të klasifikuara në 6 grupe, duke krijuar një atmosferë magjepsëse.

Krahas veprave të Yunus Emre, shumë klasikë botërorë si Mozart, Boccherini, Vivaldi, Schuman, Schubert, Bach u kthyen në një epiqendër vëmendjeje për të pranishmit.

Pjesëmarrësit u shprehën se falë koncertit përjetuan një mbrëmje të mrekullueshme në një nga ditët e këtij fundviti dhe se ndihen të lumturuar që vitin e ri po e nisin të përfshirë nga mesazhet universale të Yunus Emre. Pas dhurimit të buqetave me lule për artistët, koncerti përfundoi me gosti.