U organizua në Shkodër ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të gjuhës turke dhe shigjetarisë.

Yazıcı-dostu sürüm

Më 5 dhjetor 2024, në Institutin Yunus Emre Shkodër, me pjesëmarrje të kursantëve dhe familjarëve të tyre, u mbajt ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave për nxënësit që kaluan me sukses provimet e gjuhës turke dhe kursantët që ndoqën kursin e shigjetarisë tradicionale turke.

Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë, koordinatori i Institutit Yunus Emre në Shqipëri, Oğuzhan Sakoğlu, i përgëzoi kursantët që fituan të drejtën e marrjes së çertifikatave dhe u uroi suksese të mëtejshme.

Gjatë ceremonisë, u shpërndanë çertifikata të niveleve A1, A2 dhe B1 për kursantët që rezultuan të suksesshëm në provimet e gjuhës, si dhe certifikata pjesëmarrjeje për ata që morën pjesë në kurset e shigjetarisë tradicionale turke.

Në programin ku u interpretuan edhe pjesë nga muzika turke, familjarët e kursantëve shkëmbyen emocione dhe përjetime të gëzueshme.

Diğer Etkinlikler

U nënshkrua protokoll bashkëpunimi ndërmjet Institutit Yunus Emre Shkodër dhe Shkollës së Mesme Artistike “Prenkë...