U mbajt në Shkodër konferenca shkencore ndërkombëtare “Shqipëria Veriore (1879-1918) dhe Ndikimi i Fuqive Evropiane”.
Më 18 tetor 2024, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, u organizua si frut i bashkëpunimit të Konsullatës së Nderit të Austrisë në Shkodër dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” konferenca me temë “Transformime dhe Ndikime: Shqipëria Veriore (1879-1918) dhe Ndikimi i Fuqive Evropiane”.
Me rastin e 20-vjetorit të Konsullatës së Nderit të Austrisë në Shkodër, Konsullata Austriake në bashkëpunim me Departamentin e Historisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” organizoi më 18 tetor 2024 konferencën me temë “Transformime dhe Ndikime: Shqipëria Veriore (1879-1918) dhe Ndikimi i Fuqive Evropiane”. Në këtë konferencë, ku edhe Instituti ynë ishte një nga partnerët, historiani dhe shkrimtari Prof. Dr. Vahdettin Engin mbajti kumtesën me temë “Një Këndvështrim i Përgjithshëm mbi Politikën e Sulltan Abdylhamidit II në Shqipërinë e Veriut”.
Konferenca filloi me fjalët përshëndetëse dhe mirëseardhjes, ndërsa hapjen e bëri Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj. Gjithashtu, në hapjen e konferencës morën fjalën Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, dhe Zv. Ambasadori i Ambasadës Austriake në Tiranë z. Martin Schaller
Në konferencën e mbajtur në Shkodër, një nga qytetet me rëndësi historike në Perandorinë Osmane, morën pjesë historianë nga Turqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, duke diskutuar gjendjen politike të Shqipërisë së Veriut në fund të shekullit të 19-të. Ngjarja u ndoq me interes nga akademikë dhe studentë.
Prof. Dr. Vahdettin Engin, një ekspert në historinë e kohëve të fundit të Perandorisë Osmane dhe i njohur për kërkimet e tij shkencore mbi periudhën e Sulltanit Abdylhamidit II dhe mbi historinë e transportit në Turqi, theksoi në prezantimin e tij shkencor se Sulltani Abdylhamid II i dedikoi vëmendje të veçantë shqiptarëve, duke besuar në besnikërinë e tyre dhe duke përfituar nga shërbimet e tyre.
Në fjalën e tij, Prof. Dr. Engin citoi: “Në vitet e para të sundimit të tij, Abdylhamidi II duhej të përballonte pasojat e hidhura të Luftës Osmano-Ruse të viteve 1877-1878, e cila përfundoi me një katastrofë të madhe për Perandorinë Osmane dhe humbjen e shumë territoreve në Ballkan. Prandaj, në periudhën pasuese, është e rëndësishme të theksohet se ai gjithmonë në veprimtaritë e tij si në Ballkan ashtu edhe në veri të Shqipërisë, kishte parasysh pasojat e dhimbshme të kësaj lufte.”
Konferenca u ndoq me interes të madh nga historianë dhe shkrimtarë nga Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Pjesëmarrës në konferencë ishin gjithashtu Zv. Ambasadori Martin Schaller nga Ambasada Austriake në Tiranë, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza, Koordinatori i Institutit Yunus Emre në Shqipëri Oğuzhan Sakoğlu, si dhe shumë akademikë.
Përveç konferencës, Prof. Dr. Vahdettin Engin mbajti një bisedë me temë “Turqishtja dhe Historia e saj” me nxënësit që mësojnë turqishten në Institutin Yunus Emre në Shkodër. Në këtë bisedë, që u ndoq me interes nga studentët, ai ndau njohuri të rëndësishme mbi historinë dhe kulturën turke duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.