U çel në Shkodër ekspozita “Gjuha e Përbashkët e Qilimave”

Yazıcı-dostu sürüm

Ekspozita “Gjuha e Përbashkët e Qilimave” e përbërë nga motive mijëravjeçare të qilimave, u hap më datë 8 dhjetor 2018 me një program të organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër.

Në ekspozitën që kishte për qëllim mbrojtjen e traditës dhe motiveve të përdorura, shprehjen e ngjashmërisë së kulturave turke e shqiptare edhe në artin e qilimave dhe moslejimin e nënshtrimit ndaj harresës ana artistike e këtyre punimeve; u ekspozuan 22 qilima të mëdhenj, 20 rrugica, 20 çanta dhe 10 mbulesa tavoline. Në qilima qenë përdorur motivet “akrep”, “me dorën në bel”, “brirë dashi”, “gojë ujku”, “vathë”, “çengel”, “dorë”, “gisht”, “krëhër”, “begati”, “krëhëri i gjarprit”, “yll”, “rruga e ujit”, “”zogu”, “syri”, “hajmalia”.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë koordinatori për Shqipërinë i Shkollave Ndërkombëtare “Maarif” Fatih Cankurt, koordinatori i Universitetit New York të Shkollave Ndërkombëtare “Maarif” Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu, qytetarë të Shkodrës dhe përfaqësues të medias. 

Në fjalën e tij drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı tha: “Qilimi pasqyron ndjenjat, kujtimet, vlerat e periudhës në të cilën është prodhuar dhe krijuar. Motivet, materialet dhe mënyra e përdorimit të tyre tregojnë veçoritë e përbashkëta të njerëzve dhe shoqërive. Mund ta shohim edhe në artin e qilimave afrimitetin e kulturave shqiptaro-turke.”

Koordinatori për Shqipërinë i Shkollave Ndërkombëtare “Maarif” Fatih Cankurt në fjalën  e tij u shpreh: “Ne po përparojmë me shpejtësi duke u bërë një markë e besueshme e arsimit në të gjithë botën. Kemi binjakëzime me shkolla në shumë shtete. Të gjithë eksperiencat dhe akumulimin e përftuar nga ky rrjet i gjerë arsimor po i sjellim edhe në Shqipëri. Aktualisht Fondacioni Maarif posedon 156 shkolla në 30 shtete të botës. Jemi shpresëplotë se së shpejti Fondacioni ynë do të hapë një shkollë edhe në Shkodër.”

Ndërsa autorja e veprave të ekspozitës, artizania Nebije Qotaj tha: “Dëshira dhe vendosmëria për të mos e humbur traditën e thurjes së qilimave më bëri mua mësuesën e grave të fshatit Zogaj. T’i mësoj atyre të fshehtat e këtij arti, për mua përbën një pasion. Do të jem gjithmonë në shërbim të artit të thurjes së qilimave. Falenderoj Institutin Yunus Emre Shkodër që më mundësoi promovimin dhe ekspozimin e këtij arti.”

Ekspozita mirëpriti artdashësit shkodranë deri më datë 14 dhjetor 2018.