Tradita e "Surre-i Hümâyûn" Në Këtë Ekspozitë

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë  realizoi në platformë digjitale ditën e Premte, më 10 Shtator, ekspozitën “Rrugëtimi i Haxhit”.

Në ekspozitë paraqiten shumë fotografi lidhur me dokumentacionet dhe ceremonitë rreth Rrugëtimit të Haxhit me kortezhin e të cilit sulltanët osmanë dërgonin gjatë kohës së haxhit në vendet e shenjta dhuratat e përgatitura. Ekspozita e transmetuar në platformat digjitale të Institutit Yunus Emre, u përpilua në gjuhët turke, arabe, shqipe dhe angleze.

 

MBULESA E QABESË DHE KUR’ANI I MADHËRISHËM SI DORËSHKRIM

Surre-i Hümayun (dhuratat) në kortezhet e haxhit, që niseshin për të përmbushur detyrimin e haxhit si një nga pesë kushtet e Islamit; përmbanin një rëndësi të veçantë. Kortezhi i haxhit në periudhën osmane ishte njësuar me “Surre-i Hümayun” (dhuratat për vendasit e qyteteve të shenjta)

“Surre-i Hümâyûn” nënkupton “dhuratat dhe paratë që përgatiteshin nga sulltanët osmanë për t’u shpërndarë në kohën e Haxhit tek punonjësit e Ravza Mutahhara në Medine, përgjegjësit e Mesxhidi Haram në Mekke dhe nënpunësit e Mesxhidi Aksa në Jeruzalem; tek të varfërit që jetonin përreth vendeve të shenjta në këto qytete, dijetarët dhe punëmirët, të cilët bëheshin shembull me mënyrën e jetesës së tyre.” Në të kishte dhuratat që ngarkoheshin në deve dhe kafshë transporti për t’u dorëzuar tek paria e Mekes dhe oficerët e tjerë të shërbimit, siç janë fondet e vendosura në trasta meshini të mbishkruara me emrat nga populli i vendeve të shenjta dhe fiseve arabe, Kur-anët me dorëshkrim, tespihë, shandanë, mbajtëse temjani, varëse rrobash,  prej floriri, argjendi, të zbukuruar me gurë të çmuar, kandilë, qilima të dërguara për Ravza Mutahhara. “Kisve-i Saadet” që mbulonte varrin e profetit Muhammed (s.a.v) dhe “Sitâre-i Ka’betullah” që mbulonte Qabenë si dhe kaftanët, peshqirët, nallanet dhe lugët prej druri që do i dhuroheshin zyrtarëve, përgatiteshin me mjaft përkushtim dhe kujdes. Për larjen e vendeve të bekuara gjatë ndërrimit të mbulesave “Kisve-i Saadet” dhe “Sitâre-i Ka’betullah”, të cilat endeshin me lutje dhe salavate; sillej ujë trëndafili posaçërisht nga qyteti Isparta. Mbulesa e Qabesë që dërgohej me kortezhin e haxhit ishte një nga dhuratat më të çmuara të “Surre-i Hümâyun”.

TRADITË 533 VJEÇARE

Megjithëse shumë studiues thonë se ndihma e parë osmane për Vendet e Shenjta u bë nga Sulltan Çelebi Mehmet, ka shumë historianë që thonë se babai i Çelebi Mehmetit (1413-1421), Yıldırım Beyazıt, dhuroi ndihma për herë të parë. Tradita, e cila filloi në Perandorinë Osmane për herë të parë në 1389, me mahmilin e dërguar prej Edirne nga Yıldırım Beyazıt I në vitin e parë të udhëheqjes së tij (1389-1392), u kthye në një praktikë më të organizuar, më të rregullt dhe që i kushtohej më shumë rëndësi në kohën e  Yavuz Sulltan Selim pas pushtimit të Egjiptit në vitin 1517 dhe marrjes së titullit “Khalif” nga ana e tij. Në regjistrat e fundit, në vitet 1919-1922, një bamirësi u shpërnda përsëri për të varfrit e vendeve të shenjta nga Sulltan Vahidüddin. Pra, tradita e Surre-i Hümâyûn është një traditë 533 vjeçare.

 

ÇDO VIT MBËRRINTE NË KOHËN E DUHUR NË VENDET E SHENJTA

Sulltanët osmanë i kushtuan rëndësi të madhe shërbimeve që u ofroheshin rajoneve të vendeve të shenjta në mënyrë që të kryheshin pa vonesa dhe të mbërrinin atje në kohë. Dhuratat dhe qeset me para dërgoheshin në kohë çdo vit.

Dihet gjithashtu që grupet e haxhinjve dhe kortezhet e dhuratave të Haxhit, të cilët niseshin për në Mekë, mblidheshin dhe gruposheshin këtu. Sipas transmetimeve, emri i shatërvanit është bërë i njohur si “Shatërvani i Ndarjes”, pasi kortezhet që largoheshin nga qyteti përcilleshin nga ky pikëqëndrim. Kortezhi që vinte në Kartal pas Shatërvanit të Ndarjes, shkonte në Damask me kuaj, mushka ose gomerë dhe nga Damasku transportohej me deve.

 

NDËRTOI URA MES ZEMRASH

Kortezhet me dhuratat e Haxhit niseshin nga Sarajet çdo vit para muajit të Ramazanit. Kortezhi bënte shumë ndalesa pushimi dhe akomodimi gjatë rrugës dhe e kalonte muajin e Ramazanit në Damask. Haxhinjtë priteshin me gëzim dhe përcilleshin me lutje gjatë rrugës nga Anadolli për në Damask dhe nga Medina për në Mekë. Ky udhëtim për në Mekë, mbaronte me Kurban Bajramin dhe kështu niste kthimi. Numri i ditëve të kortezhit Surre-i Hümâyûn, i cili qëndronte në 54 vende akomodimi deri në Mekë, ishte gjithsej 90 ditë gjatë vajtje-ardhjes në Haxh. Surre-i Hümâyun nuk ishte vetëm një karvan që përcillte shuratat nga Stambolli në Hejaz por gjithashtu një traditë që ndërtoi ura mes zemrave të popujve, andaj edhe pritej me shumë respekt nga të gjithë.

 

 “MUND TË SHKOSH E MOS TË KTHEHESH, MUND TË KTHEHESH E MOS TA KESH PARË”

Muslimanët e dinin që për të mbërritur në vendet e shenjta duheshin kaluar male me dëborë dhe shkretëtira të ashpra, por niseshin për rrugë me fjalën “Mund të shkosh e mos të kthehesh, mund të kthehesh e mos ta kesh parë”.

Në këtë ekspozitë përfshihen urdhrat zyrtarë për dorëzimin e sigurt të “Surre-i Hümâyûn” që u dërgua në tokat e shenjta në çdo periudhë të Perandorisë Osmane duke u përcjellë me një atmosferë festive si dhe fotografitë e dhuratave të sjella nga tokat e shenjta. Ekspozita tërhoqi vëmendje të madhe dhe u ndoq nga mijëra njerëz.

Ekspozita “Surre-i Hümâyûn” mund të ndiqet deri më 30 Shtator 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=5RdWUOejtmI