Tingujt e Anadollit kësaj here jehuan në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Më 20 dhjetor 2024, në koncertin e jazz-şt turk “Fllade nga Anadolli,” organizuar nga Instituti Yunus Emre, Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu, së bashku me ekipin e tyre, performuan në Shkodër.
Koncerti u mbajt në Kinema “Republika” të Shkodrës, ku publiku shkodran shfaqi interes të madh; saksofonisti Anıl Şallıel dhe perkusionisti në def Mareechi Asu ofruan një gosti të mrekullueshme muzikore për dëgjuesit. Në këtë koncert, ku u interpretuan melodi të shumë zonave të Anadollit, u kënduan gjithashtu këngë të përbashkëta të kënduara në rajonin ballkanik. Në përmbyllje të koncertit, ku u interpretuan vepra të veçanta, artistja shkodrane Ingrid Havalja performoi një këngë të njohur për trevat shqiptare.
Në koncert morën pjesë nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza, anëtari i bordit mbikëqyrës të Institutit Yunus Emre, z. Ali Özgündüz, koordinatori i Institutit Yunus Emre për Shqipërinë, z. Oğuzhan Sakoğlu, drejtorja e departamentit të marrëdhënieve të jashtme të Institutit Yunus Emre, znj. Zeynep Ertürk, koordinatori i shkollave të Fondacionit Maarif Shqipëri-Shkodër, z. Emrah Katrancı, drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës, z. Ledia Dushi, artistë shkodranë, akademikë dhe dashamirës të muzikës.
Në fjalën e hapjes së koncertit, koordinatori i Institutit Yunus Emre në Shqipëri, z. Oğuzhan Sakoğlu, u shpreh: “Si përfaqësi e Institutit Yunus Emre, ne do të vazhdojmë të jemi ura kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve tona kulturore”; duke shtuar gjithashtu se ky koncert e bashkon jazz-in me pasurinë kulturore të Anadollit dhe meloditë unike të muzikës turke.
Pas koncertit, nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza, shprehu mirënjohjen e saj ndaj Institutit Yunus Emre për organizimin e një aktiviteti të tillë në Shkodër. Duke theksuar kënaqësinë që Shkodra kishte për mikpritjen e këtij aktiviteti, znj. Qyteza citoi: “Falenderoj artistët dhe të gjithë ata që kontribuan për këtë koncert, të cilin Shkodra nuk do ta harrojë.”
Koncerti përfundoi me shpërndarjen e dhuratave dhe një koktej të organizuar për të pranishmit.

Diğer Etkinlikler

Koncerti "Yunus Emre & Klasikët Botërorë" i organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër, u takua me publikun ditën...