Shpallen çmimet fituese në konkursin e pikturës

Yazıcı-dostu sürüm

Çmimet fituese të konkursit të pikturës me temë “Stambolli i ëndrrave të mia” i organizuar nga Instituti “Yunus Emre” Shkodër u shpallën më 17 Dhjetor në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve në ambientet e Galerisë së Arteve të Shkodrës.

Projekti i organizuar nga Instituti “Yunus Emre” Shkodër, i mbështetur nga institucionet si: Bashkia e Stambollit, Bashkia Uskudar, Bayrampasa dhe e Shkodrës, Ambasada Turke në Tiranë, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Universiteti i Shkodrës, Turkish Airlines; pati si qëllim rritjen e ndërveprimit kulturor mes dy vendeve dhe përftimin e veprave origjinale në artin e pikturës.

Në kategorinë e shkollave të mesme (15-18 vjeçarë) fitues u shpallën:

Çmimi i parë: Eogers Grami

Çmimi i dytë: Irida Osja

Çmimi i tretë: Xhulian Millaj

 

Në kategorinë e studentëve (19-23 vjeçarë) fitues u shpallën:

Çmimi i parë: Stivio Thomo

Çmimi i dytë: Arlind Kotrri

Çmimi i tretë: Erion Demnushaj

 

Në kategorinë e profesionistëve (mbi 24 vjeçarë) fitues u shpallën:

Çmimi i parë: Helidon Haliti

Çmimi i dytë: Emirjam Shurdha

Çmimi i tretë: Alkida Bosnjaku

 

Çmime këta të cilat u dorëzuan nga anëtarët e jurisë Prof. Süleyman Saim Tekcan, Drejtor i Galerisë së Arteve në Tiranë z. Artan Shabani dhe Prof.as.dr. Ikbale Kalaja (Bushati).

Në ceremoninë e çmimeve morën pjesë Zv. Ambasadore e Turqisë në Tiranë Znj. Gül Sarıgül, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Prof.dr. Adem Bekteshi, kryetar i këshillit të Bashkisë Shkodër Z. Xhemal Bushati, akademikë, drejtorë të shkollave të mesmë të qytetit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mjaft artdashës.