Shkodranët u Mblodhën në Ditën Botërore të Kafesë Turke për Hatrin 40 Vjeçar të Saj
Më 5 dhjetor 2024, në sallën e ekspozitave të Institutit Yunus Emre në Shkodër u festua Dita Botërore e Kafesë Turke, ku nuk mungoi edhe gostitja me ëmbëlsira tradicionale turke.
Kafeja turke, e cila festohet çdo vit më datë 5 dhjetor, përmes aktiviteteve të ndryshme në mbarë botën dhe që në vitin 2013 është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, iu shërbye qytetarëve të Shkodrës nën mikpritjen e Institutit Yunus Emre Shkodër.
Në këtë aktivitet që tërhoqi vëmendjen e madhe të shkodranëve, Koordinatori i Institutit Yunus Emre në Shqipëri, Oğuzhan Sakoğlu, gjatë fjalës përshëndetëse, tha se Turqia ka një trashëgimi dhe tradita të pasura kulturore duke u theksuar se kafeja turke forcon ndjenjën e mikpritjes, miqësitë e thella dhe shpirtin e shkëmbimit me të tjerët. Ai përcolli kënaqësinë e madhe që i dhuron festimi i kësaj dite në shoqëri të qytetarëve shkodranë.
Në aktivitetin e Ditës Botërore të Kafesë Turke, e cila zë një vend të veçantë në kulturën turke, morën pjesë edhe personalitete të rëndësishme si Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, Zëvendës Myftiu i Shkodrës dhe Drejtori i Radio “Jehona” Arben Halluni, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe Muamer Vuci, Zëvendës Drejtori i Medresesë së Djemve në Shkodër, Sejmir Sela, Drejtori i Shkollave Maarif në Shkodër Emrah Katrancı, Koordinatorja Rajonale e Qendrës Kombëtare të Burimeve të Shoqërisë Civil Arbana Dibra, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës Edlira Bushati, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Eranda Bilali, kryetarët e departamenteve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pedagogë dhe shumë të ftuar të tjerë.
Populli shkodran tregoi interes të madh për aktivitetin e kafesë turke, i cili u shoqërua me tinguj të muzikës turke dhe video promovuese të përpiluara nga Instituti Yunus Emre që pasqyrojnë vlerat kulturore dhe historike të Turqisë.