Projekti “Paqe e dashuri për të gjithë” në stacionin e tij të dytë, në Shkodër…

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 03 shtator 2021, qytetarët shfaqën shumë interes për programin e zhvilluar në Shkodër, në rrugën 13 Dhjetori, përballë Bashkisë Shkodër.

“Karagoz-Hacivat”, një nga pjesët e pazëvendësueshme të teatrit tradicional turk dhe shfaqje të teatrit me kukulla u performuan nga Abdülaziz Öktem dhe Faruk Karagül.

Pedagogu Murat Yılmaz dhe Nagehan Caner zhvilluan veprimatri duke aplikuar përmes artit Ebru filozofinë “4 Dyer 40 Grada”, ku përcollën hollësitë e artit tradicional të Ebrusë duke u ofruar mundësinë ta provonin atyre që dëshironin.

Artistja e rruazave të qelqta; Kadriye Yorulmaz formoi objekte qelqi në zjarr dhe ua dhuroi miqve pjesëmarrës në aktivitet.

Krahas performancës teatrale dhe arteve tradicionale turke, Arslanbek Sultanbekov,  i cili kombinoi ilahitë e poetit të botës turke Yunus Emre me muzikën e Azisë së Mesme; u shoqërua nga artisti i Institutit; Alper Tuna që përziu këngët popullore të Anadollit me ato ballkanike duke i dhuruar publikut pjesëmarrës një atmosferë unike muzikore.

Gjithashtu përgjatë rrugës u hap ekspozita “Të duam e të duhemi” me përmbajtje thëniet e Yunusit.

Meqenëse viti 2021 është Viti i Yunus Emre dhe Turqishtes, aktiviteti u përmbyll me poezi të përzgjedhura të Yunus Emre që përmbajnë mesazhe universale për njerëzimin.

 

 

Diğer Etkinlikler

Në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Shqipëri, përmes performancës së aktorëve të teatrove shetërore të Ministrisë...