Programi Përkujtimor “15 Korrik-Dita e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar”

Yazıcı-dostu sürüm

Programi përkujtimor “15 Korrik – Dita e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar” u realizua në Shkodër, qytetin verior të Shqipërisë, me pjesëmarrje të dendur të përfaqësuesve të protokollit dhe popullit shkodran.

Në aktivitetin e organizuar më 15 Korrik 2019 nën kujdesin e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, me bashkëpunim të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë, Shoqatës “15 Korrik” dhe Agjencisë Anadolu, u realizuan ceremonia e vënies së kurorave në Memorialin Hasan Riza Pasha, programi përkujtimor në teatrin “Migjeni” dhe leximi i Kur’anit Famëlartë në Xhaminë Parrucë.

Në memorialin e vetëm turk në Shiqpëri, të ngritur në emër të mbrojtësit të Shkodrës; Hasan Riza Pasha u realizua ceremonia e vënies së kurorave. Pas nderimit në heshtje dhe këndimit të himneve koombëtare të dy shteteve, së bashku me ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë institucione dhe organizata të tjera vendosën kurora me lule në memorial.

Programi përkujtimor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, filloi me nderimin në heshtje dhe këndimin e himneve kombëtare të dy shteteve. Leximi i Kur’anit Famëlartë dhe thirrja e selasë për dëshmorët e 15 Korrikut, u realizua nga kryeimami i Xhamisë “Eyüp Sulltan” të Stambollit; Metin Çakar.

Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı në fjalën e tij tha: “I falenderoj shumё pёr nderimin qё na bёnё me pjesёmarrjen e tyre nga Turqia nё Shkodёr veteranin tonё tё Demokracisё sё 15 Korrikut Z. Sabri Gündüz, i cili thotё “Pa kёmbё jetohet por pa atdhe jo!”, hoxhёn tonё tё nderuar Metin Çakar nga Xhamia Eyüp Sulltan e Stambollit, i cili lexon nё mёnyrёn mё tё bukur dhe tё denjё Librin tonё tё Shenjtё Kur’anin Famёlartё dhe gazetarin unik tё vendit tonё, dёshmitarin e natёs sё puçit Z. Samet Doğan.”

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük u shpreh: “Kur çёshtje ёshtё mbrojtja e atdheut, ashtu siç nё vitin 1915 nё Çanakala, nё vitin 1922 nё Dumlupınar; populli turk u bё si njё pёrmbytje e shfrenuar duke u derdhur rrugёve e shesheve me flamuj nё duar dhe atdhedashurinё nё zemёr, edhe me 15 Korrik i shtypi terroristёt tradhёtarё duke iu pёrgjigjur thirrjes sё Presidentit tonё Recep Tayyip Erdoğan.”

Ambasadori Yörük theksoi se ajo natё ku qindra njerёz u derdhёn rrugёve pёr demokraci dhe ranё dёshmorё nё pёrplasje me anёtarёt terroristё tradhёtar tё FETO-s, nuk do tё fshihet kurrё nga memoria e popullit turk.

Pas fjalimeve u realizua shfaqja e filmave të përgatitur nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë. Korrespondenti i luftës Samet Doğan tha: “Dita e 15 Korrikut e cila filloi si një ditë e zakonshme u kthye në natën ku humba njërin nga shokët e mi më të afërt. Por pavarësisht të gjithave vullneti i kombit tonë doli fitimtar. Kam punuar në zona lufte. Natën e 15 Korrikut i kam përjetuar këto pamje brenda qytetit të Stambollit.”

Ndërsa veterani i 15 Korrikut Sabri Gündüz u shpreh: “Dola në mbrojtje të atdheut pasi putha dhe u përshëndeta me fëmijën tim 15 muajsh. Me prerjen e këmbës, të cilën nuk e shpëtuam dot pas 47 operacioneve, mora titullin “hero i gjallë”. Pa këmbë jetohet por pa atdhe jo! Po të ndodhë tani, edhe në këtë gjendje, shkoj sërish.” dhe shtoi duke thënë: “Dua ta paralajmëroj popullin shqiptar të jenë të kujdesshëm ndaj FETO-s”.

Ekspozita fotografike “Fitorja e Demokracisë së 15 Korrikut”, e përgatitur nga Agjencia Anadolu, çelja e së cilës u realizua në teaatrin “Migjeni”, do të jetë e hapur për vizitorët në Institutin Yunus Emre Hskodër në datat 16-31 Korrik 2019.