Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë Vizitoi Institutin Yunus Emre Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Turqisë Z. İsmail Rüştü Cirit, i ndodhur në Shkodër për takime zyrtare, ditën e Shtunë më datë 10 nëntor 2018 vizitoi Institutin Yunus Emre Shkodër.  Në delegacion merrnin pjesë Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë Z. Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër Z. Fuat Vjerdha dhe drejtorë departamentesh.

Në kuadër të vizitës drejtori i Institutit Zafer Kıyıcı dha informacion mbi Institutin Yunus Emre Shkodër dhe veprimtaritë e realizuara. İsmail Rüştü Cirit dhe Xhezair Zaganjohuri tek vizitonin atelienë e Ebrusë dhe shkëmbenin biseda me kursantët, realizuan bashkarisht një punim Ebruje.

İsmail Rüştü Cirit nënshkroi librin e përshtypjeve dhe duke shprehur kënaqësi për veprimtaritë e Institutit uroi që aktivitetet arsimore e kulturore që do të zhvillohen  në të ardhmen, të lënë gjurmë pozitive, të pashlyeshme në komunitet.

Vizita përfundoi duke vendosur kurora me lule në monumentin e mbrojtësit të Shkodrës Hasan Riza Pasha.