Kongresi IV Ndërkombëtar i Kërkimeve Akademike INES

Yazıcı-dostu sürüm

Në nderuar akademikë,

Ndjehemi të lumtur t’ju mirëpresim në kongresin tonë IV. INES International Academic Research Congress (INES - 2018), i cili do të organizohet në datat 30 Tetor-3 Nëntor 2018. Kongresi do të zhvillohet në Alanya falë bashkëpunimit të Universitetit të Alanya “Alaaddin Keykubat”, Universitetit “Selçuk”, Universitetit të Konya “Ushqimi dhe Agrikultura”, Universitetit “Amasya”, Universitetit “HEP” në Alanya, Universitetit DTI (Sllovaki) dhe Bashkisë së Alanya.

Motivi i kongresit tonë është të ndajë studimet, praktikat dhe përvojat akademike, të ofrojë ndërveprimin shkencor dhe social duke bashkuar akademikë që punojnë në fushën e Shkencave të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Njerëzore, Shkencave Sportive dhe Arteve të Bukura, Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Shkencave të Bujqësisë-Natyrës dhe Inxhinierisë, të zhvillojë bashkëpunimin mes akademikëve, të kontribuojë në krijimin e këndvështrimeve dhe fushave të reja studimore.

Abstraktet e kumtesave që mbahen në kongres do të publikohen si e-book, ndërsa tekstet e plota të kumtesave që paraqiten në kongres do të botohen sipas dëshirës në librin e kumtesave ku botohet përmbajtja e plotë e kumtesaës ose si kapitull i redaktuar i e-book. Gjithashtu në kuadër të kongresit do të organizohet një ekspozitë ndërkombëtare.

Të nderuar akademikë, duke ju uruar mbarësi dhe suksese në punën tuaj ju theksojmë se prania juaj në Kongresin IV Ndërkombëtar të Kërkimeve Akademike INES, na lumturon.

 

Me respekte

Këshilli Organizativ i Kongresit