Koncerti "Shërim në Muzikë" u bë motivim

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të masave të ndërmarra ndaj CoronaVirus, koncerti “Shërim në Muzikë” u realizua në platformë virtuale.

Koncerti, realizuar si bashkëpunim i Instituti Yunus Emre Shkodër dhe Shoqatës së Terapive Muzikore të Aplikuara, u transmetua më datë 22 Maj 2020, ora 22.00 me orën e Turqisë, në llogaritë e mediave sociale.

Programi i prezantuar nga znj. Ayşe Yücel, filloi me leximin e një pjese të Kur’anit Famëlartë nga Kryeimami i Xhamisë Eyüp Sultan në Stamboll, Hafiz Metin Çakar, për të gjithë ata që humbën jetën si pasojë e pandemisë së CoronaVirus.

Në fjalën e hapjes, Kryetari i Institutit Prof. Dr. Şeref Ateş, uroi që koncerti i organizuar të sjellë shërim, paqe dhe qetësi për mbarë botën.

Duke shprehur se në periudhën në të cilën po kalojmë, për shkak të kësaj pandemie dashje pa dashje të gjithë janë ndikuar psikologjikisht në një farë mase; Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük uroi që koncerti i organizuar të japë efektin e një terapie për të gjithë.

Pedagogu i Departamentit të Fiziologjisë në Fakuktetin e Mjekësisë të Universtitetit “Trakya” dhe Kryetari i Shoqatës së Terapive Muzikore të Aplikuara Prof. Dr. Levent Öztürk, në fjalën e tij dha informacione të detajuara në lidhje me koncertin duke thënë: “Me fuqinë që marrim nga e shkuara jonë, muzikën tradicionale përpiqemi ta sjellim në platformën e mjekimit”

Në koncertin ku solistë ishin Anëtari i Këshillit Shkencor në Fushën e Terapisë Muzikore të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë z. Fadıl Tak dhe z. Halil Erseven njëkohësisht udhëheqës artistik, morën pjesë si instrumentistë z. Levent Öztürk, z. Şükrü Fırat, z. Kaan Taşdelen, z. Deniz Göktaş, z. Furkan Bilgi, z. Anıl Kanarya dhe z. Göksu Can Ar.

Koncerti i realizuar me orkestrime të Halil Erseven, Fehmi Tokay, Tanburi Cemil Bey, (Hamamizade İsmail) Dede Efendi, Muallim İsmail Hakkı Bey në muzikën Acem Kürdi, Buselik, Ferahfeza, Hicaz, Hüzzam, Seğah; u ndoq me kënaqësi nga shumë shtete të botës duke arritur shifrën 100.000 shikues.

Bazuar në kërkesën e dendur, koncerti vijon të jetë i hapur për t’u ndjekur vazhdimisht nga të interesuarit në llogaritë e mediave sociale të Institutit Yunus Emre Shkodër.

https://www.youtube.com/watch?v=IVgTUmjenFE