Koncerti i Muzikës Mistike dhe Klasike Artistike Turke

Yazıcı-dostu sürüm

Artisti i muzikës turke në Presidencë Recep Alper Çevirel së bashku me ekipin e tij të instrumentistëve realizuan më datë 16 qershor 2017 koncertin e muzikës mistike dhe muzikës artistike klasike turke në oborrin e rinovuar të Institutit Yunus Emre Shkodër.

Drejtori i Instituttit Yunus Emre Shkodër falenderoi për pjesëmarrjen e tyre artistët e ardhur nga Turqia dhe të gjithë miqtë e pranishëm.

Zv. Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Sinan Cem Baş në fjalën e hapjes krahas marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në shumë fusha të Turqisë dhe Shiqpërisë theksoi veçantinë e afërsisë së dy shteteve në fushën kulturore.

Pas fjalimeve këngëtari i Presidencës turke Recep Alper Çevirel dhe instrumentistët Ali Yutaz, Sait Durgun, Serkan Kamacı dhe Hüsniye Ezgi Çevirel performuan në oncertin e muzikës mistike dhe artistike klasike turke.
Koncerti u pëlqye shumë nga të publiku i pranishëm.

Artistët krijuan disa surpriza gjatë koncertit duke kënduar edhe në gjuhën shqipe këngët më të njohura si “Çanakkale Türküsü”, “Yüksek Yüksek Tepelere” dhe “Şalvarını Topla da Gel”.

Në mesin e të ftuarëve të shumtë të pranishëm ishin edhe: Zv. Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Sinan Cem Baş, Sekretar i Dytë i Ambasadës Turke në Tiranë Z. Mehmet Oğuz Tekat, Zv. Atashe e Republikës Turke në Tiranë Znj. Sade Saylam, Zv. Koordinator i TIKA-s në Tiranë Z. Burak Kuruçay dhe punonjës të TIKA-s;Muhammed Aksoy, Ezel Yavuz, Hakan Demir, Koordinatori për Shqipërinë i Shoqatës Maarif Z. Fatih Cankurt, Zv. Atashe Ushtarak i Republikës Turke në Tiranë Z. Adem Türksoy, Atashe Ushtarak Administrativ i Republikës Turke në Tiranë Z. Turgay Öztaş, Përgjegjës për Çështjet Fetare pranë Ambasadës Turke në Tiranë Z. Yasin Şengül, Atashe i Sigurisë Z. Hakan Çiğiltepe, Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër Znj. Greta Bardeli, Kryetar i Këshillit Bashkiak Z. Xhemal Bushati, Kandidatë për Deputet të Partisë Demokratike në Shkodër Z. Romeo Gurakuqi dhe Z. Bardh Spahija, Përfaqësuese e Zyrës së BE-së në Shkodër Znj. Shehiada Piraniqi, Rektor i Universitetit Luigj Gurakuqi Z. Adem Bekteshi, Dekane Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës Znj. Mimoza Priku, Dekane e Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Shkodrës Znj. Suzana Golemi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës Z. Fatmir Vadahi, Zv. Myfti i Shkodrës Z. Arben Halluni, Drejtues të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Z. Kujtim Alija, drejtorë të shkollave, përfaqësues të OJQ, përfaqësues të mediave dhe shkodranë të nderuar.