I Ftuari i Radhës në “Biseda Kulturoro Artistike në Junus Emre” ishte Prof. Dr. Birol Çetin

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të aktivitetit “Biseda Kulturoro Artistike në Junus Emre” Koordinatori i TİKA-s në Tiranë Prof. Dr. Birol ÇETİN mbajti një bisedë me temë “Shkodra në Periudhën Osmane”.

Në bisedën e realizuar më datë 13 Nëntor 2015 Prof. Dr. Birol Çetin dha informacione të rëndësishme mbi historinë, kulturën, ekonominë dhe jetën sociale të Shkodrës gjatë Periudhës Osmane .

Duke veçuar Shkodrën si një krahinë të rëndësishme në periudhën Osmane, Çetin theksoi të qënin e këtij qyteti një qytet tregëtie dhe kulture. Gjithashtu shprehu ndërmarrjen e detyrave të rëndësishme të shqiptarëve në udhëheqjen e shtetit Osman.

Pasi dha informacione statistikore në lidhje me Shkodrën gjatë periudhës Osmane, Çetin foli mbi ekzistencën e dhjetë mijë dokumenteve në arkivën Osmane të cilat kanë në përmbajtje Shkodrën duke cekur gjithashtu studimet akademike të ndërmarra në lidhje me Shkodrën veçanërisht kohët e fundit. 

Në bisedën e realizuar morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, akademikë dhe përfaqësues të organizatave shoqërore. Aktiviteti përfundoi me koktejlin e organizuar si përmbyllje.