Hakan Başar, takohet me artdashësit shkodranë
22.04.2025
Në kuadër të Festivalit “Jazz in Albania 2025”, me kontributin e Institutit Yunus Emre, u organizua Programi Masterclass me pjesëmarrjen e pianistit të ri të jazz-it nga Turqia, Hakan Başar. Ky aktivitet u zhvillua më 19 prill 2025, ditë e shtunë, në orën 11:00, në Shkollën Artiske “Prenkë Jakova” në Shkodër.
Gjatë aktivitetit, Hakan Başar ndau informacione mbi rrugëtimin e tij muzikor dhe vizionin e tij artistik, duke ofruar gjithashtu një performancë të shkurtër muzikore për pjesëmarrësit. Festivali “Jazz in Albania” realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës, Universitetit të Arteve të Bukura, ambasadave të disa shteteve dhe institucioneve të kulturës dhe artit.
Diğer Etkinlikler
Në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Shqipëri, përmes performancës së aktorëve të teatrove shetërore të Ministrisë...
Më datë 03 shtator 2021, qytetarët shfaqën shumë interes për programin e zhvilluar në Shkodër, në rrugën 13 Dhjetori,...