Filloi në Shkodër semestri i ri i kurseve të turqishtes

08/10/2018

Semestri i ri për kurset e turqishtes pranë Institutit Yunus Emre Shkodër, filloi më datë 8 tetor 2018.

Bazuar në rezultatet e Provimit të Përcaktimit të Nivelit (STS), i cili u realizua në 3 data të ndryshme; 14, 21 shtator dhe 4 tetor 2018 me qëllim vlerësimin e aplikimeve; 26 kursantë që aplikuan në Institut u prezantuan me gjuhën turke. Krahas 26 kursantëve pjesëmarrës në nivelin A1, mësimi i turqishtes nisi me gjithësej 57 kursantë nga të cilët 20 në nivelin A2 dhe 11 në nivelin B2.  

Programi mësimor i planifikuar për 3 muaj, do të vazhdojë deri më datë 11 janar 2019. Pas përfundimit të kursit, në datat 15-17 janar 2019 do të zhvillohen provimet semestrale. 

Mbi 300 nxënës mësojnë turqisht në Shkodër

Instituti Yunus Emre, përmes 56 instituteve në 46 shtete të botës, krahas veprimtarive që zhvillon me qëllim promovimin e kulturës, historisë, artit, letërsisë turke dhe mësimdhënien e turqishtes për të huaj; nxënësve në shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe studentëve në universitete të shteteve të ndryshme u ofron mundësinë e mësimit të turqishtes si lëndë me zgjedhje. 

Në shkollën 9-vjeçare dhe të mesme Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dhe në Departamentet Administrim-Biznes dhe Turizëm të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; ku turqishtja  u miratua si lëndë me zgjedhje, mësojnë tuqisht respektivisht 235 nxënës dhe 42 studentë.

Falë mësimdhënies së gjuhës turke nga Instituti Yunus Emre Shkodër, turqishten; gjuhën e V më të folur në botë, këtë vit e mësojnë në Shkodër 334 nxënës.