Fëmijët e Kopshtit “Aromë Trëndafili” u njohën me Ebrunë

Yazıcı-dostu sürüm

Kopshti “Aromë Trëndafili” në Shkodër vizitoi Institutin Yunus Emre Shkodër. Në vizitën e organizuar më datë 5 Nëntor 2018, në shoqërinë e muzikës turke, nxënësve iu prezantua arti tradicional Ebru me qëllim promovimin e kulturës turke. Fëmijët panë nga afër duke u praktikuar dhe duke përftuar punime shumëngjyrëshe nga arti Ebru, të emërtuar edhe si vallëzimi i ngjyrave me ujin.  

Drejtoresha e kopshtit Elsaida Shullani, shprehu kënaqësinë e vizitës duke theksuar se i ndjek nga afër aktivitetet e Institutit dhe i pëlqen së tepërmi.

Punimet me dizenjo të përftuara me teknika të veçanta nga duart vocërrake, të derdhura mbi fletë, do të ekspozohen gjatë një aktiviteti të organizuar nga kopshti, me pjesëmarrjen e prindërve të fëmijëve.